LAJMI I FUNDIT:

Sulmi me dron amerikan vret Maher al-Agal në Siri, një nga katër udhëheqësit kryesorë të ISIS në përgjithësi

Sulmi me dron amerikan vret Maher al-Agal në Siri, një nga katër udhëheqësit kryesorë të ISIS në përgjithësi
FOTO: Ilustrim

Një udhëheqës i lartë i Shtetit Islamik në Siri, Maher al-Agal, u vra në një sulm ajror të SHBA-së herët të martën, ka mësuar NBC News.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Maher al-Agal ishte një nga katër udhëheqësit kryesorë të ISIS në përgjithësi, sipas një zëdhënësi të Komandës Qendrore të SHBA-së CENTCOM.

Ndërkohë siç vënë në pah media tjera të huaja, sulmi ndaj tij u realizua përmes një droni.


Një zëvendës i Al-Agal ishte gjithashtu në shënjestër, por nuk ishte e qartë nëse ai u vra apo u plagos, sipas një deklarate të CENTCOM.

“Largimi i këtyre liderëve të ISIS-it do të prishë aftësinë e organizatës terroriste për të komplotuar dhe kryer më tej sulme”, sipas kolonel Joe Buccino, zëdhënës i CENTCOM.

Ky do të ishte i fundit në një varg sulmesh të fundit kundër grupit terrorist në Siri.

Një udhëheqës i lartë i grupit militant të Shtetit Islamik dhe prodhues i bombave, i paidentifikuar, u kap në një bastisje muajin e kaluar, sipas ushtrisë amerikane.

Ndërkohë një bastisje gjatë natës nga forcat speciale të Shteteve të Bashkuara në Sirinë veriperëndimore në shkurt çoi në vdekjen e liderit të lartë të grupit terrorist të Shtetit Islamik, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi, kishte thënë ushtria. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori