LAJMI I FUNDIT:

Sulmet ndaj Twitter vjedhin të dhënat e 250 mijë përdoruesve!

Sulmet ndaj Twitter vjedhin të dhënat e 250 mijë përdoruesve!

Rrjeti social, Twitter njoftoi të premten se ishte sulumuar nga hakerët dhe më shumë se 250 mijë përdorues të saj mendohet të jenë prekur nga sulmi i cili ka targetuar të dhënat e përdoruesve.

Përmes një postimi në blogun e saj zyrtar, Twitter ka thënë se ka detektuar disa mënyra jo të zakonshme të qasjes në faqe, për të kuptuar se llogaritë, fjalëkalimet, email adresat dhe fjalëkalimet e enkriptuara të më shumë se 250 mijë përdoruesve të saj kanë rënë në duart e hakerëve, të cilët sipas faqes, thuhet se kanë bërë një “sulm të sofistikuar”.

"Ky sulm nuk ishte punë e amatorëve, dhe ne nuk besojmë se ishte një incident i izoluar," tha Bob Zot, drejtor i sigurisë së informacionit në Twitter.

Jim Prosser, zëdhënësi i Twitter, nuk ka sqaruar se si hakerët ishin në gjendje të depërtojnë në sistemet e të dhënave të Twitter, por siç aludon rrjeti social, hakerët e kanë thyer faqen nëpërmjet një dobësie në softueret e Java të Oracle. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Prezantohet PC-ja për “gejming”, është paksa më i madh se një banane - nuk është aspak i lirë

Prezantohet PC-ja për “gejming”, është paksa më i madh se një banane - nuk është aspak i lirë

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Kalo në kategori