Sulm me thikë në një çerdhe në Kinë, plagosen 14 fëmijë - arrestohet sulmuesja (Foto/Video, +18)

Policia kineze ka njoftuar se 14 fëmijë janë plagosur në orët e para të mëngjesit, në një sulm me thikë brenda një çerdhe në pjesën perëndimore të qytetit Chongqing.
Sulmin në çerdhen Sinshiqi e kreu një grua 39-vjeçe e identifikuar vetëm si Liu, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Telegrafi.
Sulmi kishte ndodhur në momentet kur fëmijët po ktheheshin brenda objektit të çerdhes pas ushtrimeve të mëngjesit. Megjithatë, pjesëtarët e sigurimit dhe punonjësit tjerë kanë arritur ta "neutralizojnë" sulmuesen.
Ende nuk dihet numri i saktë i fëmijëve që janë dërguar për tretman në spital, kurse sulmuesja është në paraburgim. Sipas mediave lokale, arsyeja e sulmit të kësaj gruaje është bërë në shenjë proteste kundër qeverisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/10/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































