Sulm fizik në Prizren, arrestohet një person

Një person pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një person tjetër.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:39, në Prizren.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren.
Ndërkaq, njësitë e hetuesisë kanë identifikuar të dyshuarin dhe e kanë arrestuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/06/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































