LAJMI I FUNDIT:

Suhareka me triumf spektakolar ndaj Llapit, llapjanët 10 ndeshje pa fitore

Suhareka me triumf spektakolar ndaj Llapit, llapjanët 10 ndeshje pa fitore

Suhareka është rikthyer te fitoret, pasi ka mposhtur Llapin me rezultat të thellë 3-0.

Skuadra e Qëndrim Kidës brenda shtatë minutave në pjesën e parë ka shënuar tre gola.

Mevlan Zeka hapi serinë e golave në minutën e 15-të duke shënuar për 1-0.


Vetëm dy minuta më vonë, Rexhaj u gjend bukur afër golit dhe realizoi për 2-0.

Ndërkohë për ta siguruar fitoren u përkujdes mbrojtësi Eneid Kodra që shënoi në minutën e 22-të për ta trefishuar epërsinë.

Me rezultatin 3-0 u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

Në pjesën e dytë vendasit menaxhuan mirë rezultatin dhe në fund realizuan edhe golin e katërt.

Ishte mesfushori Lorik Boshnjaku që realizoi një gol të bukur për rezultatin përfundimtar 4-0.

Ndërkohë kriza e Llapit vazhdon pasi janë bërë 10 ndeshje pa fitore në Albi Mall Superligë.

Me këtë fitore Suhareka ka 22 pikë në pozitën e pestë në tabelë, derisa Llapi është e shtata në tabelë me 17 pikë.

Në xhiron e ardhshme Suhareka luan në udhëtim te Malisheva, derisa Llapi do të luaj sërish në Suharekë, por kësaj radhe ndaj Ballkanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori