Suhareka dhe Dragashi përmirësojnë transparencën buxhetore, Prizreni nuk përfshihet në vlerësim

Dy komuna të rajonit të Prizrenit janë renditur lartë dhe një tjetër në kuartilin e ulët sa i përket transparencës buxhetore në vitin 2023, derisa Komuna e Prizrenit nuk është përfshirë në vlerësimin e bërë nga Instituti GAP.
Në Indeksin e transparencës buxhetore komunale 2023 të Institutit GAP, në mesin e komunave të rajonit të Prizrenit, Suhareka ka arritur përqindjen më të lartë të transparencës, e pasuar nga Dragashi. Për dallim prej tyre Komuna e Mamushës ka zënë vend kah fundi i renditjes, për shkak të nivelit të ultë të transparencës buxhetore gjatë kësaj periudhe, raporton Telegrafi.
Në raportin e Institutit GAP thuhet se problemet teknike të ueb faqes zyrtare të komunës së Prizrenit kanë ndikuar që kjo komunë të mos përfshihet në vlerësim e bërë. Aty sqarohet se komuna përmes përgjigjes ndaj kërkesës për qasje në të dhëna zyrtare, ka shoqëruar vegëza për secilin nga dokumentet buxhetore, porse mosfunksionimi i ueb-faqes ka pamundësuar qasjen online në këto dokumente.
Ndërkohë Komuna e Suharekës është vlerësuar me 95 pikë nga 100 të mundshme sa i përket transparencës buxhetore në vitin 2023. Sipas raportit, kjo komunë ka përmirësuar transparencën buxhetore për 10 pikë, në krahasim me vitin 2022, kur ishte vlerësuar me 85 pikë.
Lidhur me këtë rezultat ka reaguar kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. “Transparenca buxhetore; Komuna e Suharekës nivel maksimal; Qeverisje për qytetarët”, ka shkruar ai në rrjetet sociale, duke ndarë tabelën e Indeksit të transparencës buxhetore komunale 2023.
Komuna e Dragashit është vlerësuar me 83.5 pikë sa i përket transparencës buxhetore në vitin 2023. Kjo komunë, ka përmirësuar transparencën buxhetore për 13.5 pikë në krahasim me vitin 2022, kur është vlerësuar me 70 pikë.
Ndërsa Komuna e Mamushës është vlerësuar me 20 pikë për transparencën buxhetore në vitin 2023. Ndryshimi në këtë komunë ka qenë negativ, pasi për transparencën buxhetore të vitit 2022 ishte vlerësuar me 40 pikë, raporton Telegrafi.
Indeksi i Transparencës Buxhetore, i hartuar dhe përditësuar nga Instituti GAP që nga viti 2017, vlerëson transparencën buxhetore të komunave në Kosovë. Ky indeks synon rritjen e llogaridhënies dhe qasjes në informacionet buxhetore në nivel lokal.
Sipas Institutit GAP ndryshe nga vitet e kaluara, në vitin 2023, transparenca buxhetore e komunave është shoqëruar me ndryshim negativ, pasi mesatarja e pikëve në vitin 2022 ka qenë 62.8, ndërsa në vitin 2023 kjo mesatare ka rënë në 57.5.
“Rënia e mesatares së pikëve në Indeksin e transparencës buxhetore për vitin 2023 është ndikuar në veçanti nga problemet teknike për qasje në ueb-faqet e disa komunave”, thuhet në raportin e Institutit GAP. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

Të gjitha zhvillimet nga Kuvendi - a do të ketë vota të mjaftueshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare?

Për të tretën herë, Albulena Haxhiun dështon të bëhet kryeparlamentare

"Oferta përfundimtare" e Trump për paqe kërkon që Ukraina të pranojë pushtimin e Krimesë nga Rusia

Tri blerjet që Xabi Alonso do t'i kërkojë Real Madridi

Akoma pa bërë një javë nga Big Brother - Gjesti nis me koncerte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë