LAJMI I FUNDIT:

Sugareski: Vështirësitë e autostradës Kërçovë-Ohër të ngjashme si të rrugës Prilep-Gradsko

Sugareski: Vështirësitë e autostradës Kërçovë-Ohër të ngjashme si të rrugës Prilep-Gradsko

Probleme në projektin dhe në pagesën e mjeteve që duhet t’i paguajnë Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore janë ndeshur edhe gjatë ndërtimit të rrugës eksperte Prilep-Gradsko, kumtoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se bëhet fjalë për probleme të ngjashme me ato në autostradën Kërçovë-Ohër, ku momentalisht zhvillohen aktivitetet ndërtimore me intensitet minimal, njofton AIM.

Sugareski paralajmëroi analizë serioze në të gjitha akset që ndërtohen në vend, sepse, siç tha, është evidente se në periudhën e kaluar ka pasur probleme serioze gjatë ndërtimit të rrugëve.


Për autostradën Kërçovë-Ohër, siç theksoi, me siguri do të duhet të paguhen mjete shtesë, sepse llogaria e bërë e fundit ka treguar se nëse gjithçka zhvillohet sipas të planifikuarës, nuk do të jetë nën 120 milionë euro.

Afati për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër është 31 janar të vitit 2018. /Telegrafi/