Autostrada Milladinoc – Shtip do të përfundojë tërësisht për një vit. Ndërtimi po rrjedh në vazhdimësi në disa vende me ngecje për shkak të problemeve që paraqiten me shpronësimin e tokës. Shtatëdhjetë e pesë për qind e punimeve ndërtimore kanë përfunduar.

Këtë e theksoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, i cili së bashku me drejtorin e ndërmarrjes publike për rrugën shtetërore, Zoran Kitanov, realizoi kontroll në punimet ndërtimore në autostradën Milladinoc-Shtip, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ministri informoi se javën e kaluar në seancë qeveritare është miratuar aneksi i marrëveshjes për ndërtim të kësaj autostrade me të cilin propozohet që afati për ndërtim të vazhdohet deri në fund të shtatorit të vitit 2018.

Ai potencoi se në përgjithësi është filluar me zgjidhjen e të gjithë problemeve që detektohen në ndërtimin e të gjithë autostradave, si dhe rrugët e shpejta.

Ndrsa Zoran Kvitanov potencoi se ndërtimi i autostradës nuk është ndërprerë në asnjë moment./Telegrafi/