Finlanda dhe Suedia kërkojnë të anëtarësohen në të njëjtën kohë në NATO, pavarësisht kundërshtimit të Turqisë ndaj ofertës suedeze, thanë kryeministrat e të dyja vendeve.
Turqia kohët e fundit njoftoi se mund të miratojë anëtarësimin e Finlandës në NATO, por jo të Suedisë.
Por, presidenti finlandez, Sauli Niinisto dhe ministri i jashtëm, Pekka Havisto e hodhën poshtë idenë, duke thënë se siguria e dyja vendeve nordike është e ndërvarur, raporton rel.
“Nuk më pëlqen kjo atmosferë, domethënë pozicioni ku Suedia paraqitet si një fëmijë i keq në klasë. Nuk mendoj se është kështu. Suedia po merr të gjitha hapat e nevojshëm për t’u anëtarësuar në NATO”, tha kryeministrja finlandeze, Sanna Marin.
Kryeministri suedez, Ulf Kristerson tha se vendi që drejton po vazhdon t’i përmbahet marrëveshjes trepalëshe të nënshkruar vitin e kaluar midis Suedisë, Finlandës dhe Turqisë.
“Ne e filluam këtë rrugëtim së bashku, dhe do të anëtarësohemi së bashku”, tha Christerson.
Ndryshe, Turqia kohët e fundit ka mbajtur qëndrim të ashpër pas protestave kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe djegies së Kuranit në Stokholm. /Telegrafi/