Subvencionimi i efiçiencës së energjisë në Kosovë, përfituesit do të kompensohen deri në 5 mijë e 500 euro

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë po hap për të dytin vit radhazi thirrjen publike për subvencionimin e masave të efiçiencës së energjisë në sektorin rezidencial-shtëpi individuale.
Me një buxhet prej 5 milionë euro, të siguruar nga Bashkimi Evropian përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës, qytetarët do të mund të përfitojnë 45% të shumës së investimit në masa si: izolimi i mureve të jashtme, izolimi i kulmit, dhe ndërrimi i dritareve dhe dyerve të jashtme. Një bonus prej 5% është paraparë për rastet kur shtëpia është në bashkëpronësi të çiftit ose në pronësi të gruas. Në të dyja rastet, shuma e subvencionimit nuk mund të kalojë vlerën e 5500 eurove.
“Thirrja e parë publike, e hapur në gusht të vitit të kaluar, ka treguar se implementimi i masave të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e përfituesve ka ndikuar në kursimin e energjisë dhe lëndëve të tjera të përdorura për ngrohje, si dhe ka rritur komoditetin e qytetarëve në shtëpitë e tyre. Investimi i bërë nga qytetarët në këto masa, përveç subvencionimit nga FKEE, është një investim që kthehet përmes këtyre kursimeve”, thuhet në njoftim.
Për të lehtësuar aplikimin në ditën kur do të hapet thirrja e dytë, është e rëndësishme që qytetarët të sigurohen se kanë letërnjoftim të vlefshëm të Republikës së Kosovës dhe të kenë një llogari të hapur në platformën e-Kosova, duke bërë edhe verifikimin e nivelit të dytë. Çdo qytetar që do të aplikojë për përfitim nga subvencioni duhet të jetë pagues i energjisë elektrike.
Aplikimi përbëhet nga disa hapa që duhet të ndiqen me përpikëri nga aplikuesit për të përfunduar me sukses:
Hapja e llogarisë në e-Kosova; Verifikimi i konsumimit të energjisë përmes kësaj platforme; Nëse kalojnë kriterin e konsumit të energjisë, të angazhojnë një auditor të energjisë i cili do të bëjë raportin e thjeshtëzuar të auditimit; Pasi të marrin këtë raport të thjeshtëzuar të auditimit, mund të fillojnë aplikimin në e-Kosova, duke plotësuar të gjitha fushoret dhe duke ngarkuar raportin e auditimit.
“Krahas thirrjes publike si dokument zyrtar, FKEE do të publikojë edhe udhëzuesit me detaje rreth mënyrës së aplikimit, si ndihmë shtesë për të gjithë të interesuarit që të përfitojnë nga kjo mundësi. Gjithashtu, stafi i FKEE-së në zyrën rajonale në Mitrovicën e Veriut dhe në zyrën qendrore në Prishtinë, është i gatshëm për informim rreth aplikimit për të gjithë qytetarët. Pas aplikimit, komisioni verifikues do të bëjë vlerësimin e aplikacioneve. Pas shqyrtimit, FKEE do të dërgojë aplikuesve ‘Letrën e para-aprovimit’, e cila përmban të gjitha detajet dhe shërben si dëshmi për të filluar punimet. Është e rëndësishme që qytetarët të mos fillojnë punimet para pranimit dhe nënshkrimit të këtij dokumenti, sepse në të kundërtën do të humbasin mundësinë e subvencionimit”, thuhet në njoftim.
Kompanitë e angazhuara nga qytetarët për kryerjen e punimeve, duhet të jenë të regjistruara dhe për qytetarët duhet të lëshojnë faturat e rregullta me të gjitha pozicionet e punimeve, ndërsa të gjitha pagesat duhet të bëhen përmes bankës, me dëshmi të transaksioneve bankare.
“Me përfundimin e punimeve, qytetari duhet të informojë FKEE-në duke dërguar të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga thirrja publike. FKEE do të dërgojë kompani verifikuese për të siguruar që punimet janë kryer sipas kritereve të përcaktuara në thirrjen publike, përpara disbursimit të shumës së subvencionuar. Afati për përfundimin e punimeve dhe paraqitjen e kërkesës për disbursim është deri më 31 dhjetor 2024, ndërsa për ditën e hapjes së thirrjes, qytetarët do të njoftohen së shpejti”, thuhet në njoftim./KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Bursa dhe punë praktike në AI dhe Energji Solare nga ICK dhe LuxDev

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës