Fundjava në vendin tonë u karakterizua me rënie të temperaturave.

Në disa komuna është raportuar se ka rënë breshër e shi me stuhi.


Ndërkaq në Prishtinë, erërat e forta kanë rrëzuar një lis në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Kjo ka shkaktuar edhe bllokim të komunikacionit, pasi degët janë shpërndarë nëpër rrugë.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ekipi kompetent ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka larguar drunjt nga rruga.

Ndërkaq, gjatë javes që vjen, fillim-qeroshri, priten ngritje të temperaturave.

Sipas meteorologëve, temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 13 – 15 gradë Celsius – maksimalja pritet të shkojë deri në 31 gradë Celsius./Telegrafi/

282175973 129513229731022 7040288631735901301 n

282053552 129513236397688 3290392453718989429 n