Stuhia e frikshme e lë qytetin polak të mbuluar nga breshri
Një stuhi breshëri la rrugët në qytetin perëndimor polak të Gniezno-s të përmbytura të hënën ndërsa stuhitë kaluan mbi vendin.
Pamjet e xhiruara nga transmetuesi privat TVN24, treguan automjete dhe njerëz që kalonin nëpër rrugët e përmbytura dhe breshëri që notonte në sipërfaqen e ujit, transmeton Telegrafi.
Agjencia e motit në Poloni tha se stuhitë 'të dhunshme' do të vazhdojnë edhe të martën, me zonat e perëndimit dhe juglindjes të prekura veçanërisht nga breshri, shiu i dendur dhe erërat e forta.
Mot i ligë është duke mbretëruar edhe në shtete tjera evropiane, ku në Francë, Itali e Gjermani është raportuar për përmbytje.
Madje thuhet se erërat frynin me shpejtësi prej mbi 200 kilometra në orë – duke shkaktuar dëme materiale. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























