LAJMI I FUNDIT:

Stuhi e fuqishme në Stamboll, të lënduar dhe dëme materiale (Video)

Stuhi e fuqishme në Stamboll, të lënduar dhe dëme materiale (Video)

Një stuhi e frikshme është derdhur mbi Stamboll, duke lëshuar shi të rrëmbyeshëm dhe breshër, që brenda pak minutash përmbytën rrugët, rrëzuan pemë dhe pezulluan trafikun ajror e atë rrugor.

Të paktën dy persona u lënduan, kur një mur i vjetër varreze u shemb, raportuan mediat lokale. Fluturimet nga aeroporti Ataturk, një ndër më të frekuentuarit, u pezulluan.

Pjesë të qytetit u mbuluan nga kokrrizat e mëdha të breshërit dhe rrugët u mbushën me ujë të përzierë me baltë. Reshjet madje bënë që disa makina dhe autobusë të përmbyteshin ose të mbeteshin të bllokuara, transmeyton Tch.


Një vinç i madh u rrëzua në portin ‘Hajdar Pasha’, afër hyrjes jugore në Bosfor, duke shkaktuar një shpërthim dhe një zjarr që më pas u vu nën kontroll. Kjo ishte hera e dytë brenda këtij muaji, që shiu përmbyt rrugët dhe ndërpret transportin në Stamboll.

https://www.youtube.com/watch?v=zrirWzYp2fQ

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Trump e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Trump e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Amerika
Kalo në kategori