LAJMI I FUNDIT:

Studim: Fëmijët nën 5-vjeç mund të prekën më lehtë me coronavirus sesa të rriturit

Studim: Fëmijët nën 5-vjeç mund të prekën më lehtë me coronavirus sesa të rriturit

Sipas një studimi, fëmijët nën 5-vjeç mund të prekën më lehtë me coronavirus sesa të rriturit. Kjo prekje mund të shkojë nga 10 deri 100 herë më shumë tek foshnjat.

Shkalla në të cilën fëmijët përhapin coronavirusin është diskutuar shumë, veçanërisht në kohën kur hapen shkollat. Disa studime, për shembull nga Gjermania, tregojnë se fëmijët dhe adoleshentët përhapin virusin më pak fuqishëm se të rriturit, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët e udhëhequr nga Taylor Heald-Sargent nga Spitali i Fëmijëve Ann & Robert H. Lurie tani kanë hetuar se si sillet virusi te fëmijët e vegjël.


Për studimin, 46 fëmijë nën moshën 5-vjeç, 51 fëmijë midis moshës 5 dhe 17-vjeç dhe 48 të rritur midis moshës 18 dhe 65 vjeç u testuan duke përdorur një shtupë hundore.

Ata zbuluan se fëmijët e vegjël në grupin e parë ndonjëherë mbartin 10 deri 100 herë më shumë viruse sesa grupet e tjera dhe të paktën po aq viruse sa të rriturit.

Kjo nuk do të thotë se ata përhapin virusin më shumë, thanë studiuesit. Sidoqoftë, ata mund të jenë potencialisht drejtues të pandemisë dhe kjo duhet të merret në mend, thuhet në një deklaratë.

“Zakonet e sjelljes së fëmijëve të vegjël dhe hapësirat e kufizuara në shkolla dhe qendrat e kujdesit ditor japin shkas për shqetësimin se COVID-19 mund të rritet atje nëse masat qetësohen përsëri”, përfundojnë autorët nga rezultati i studimit të tyre, i cili u botua në JAMA Pediatrics. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori