Studentja e Fakultetit Ekonomik: Po vlerësohem nga profesoresha që nuk di shqip!? (Foto)
Këto akuza ajo ia drejton profesoreshës Mihane Berisha - Namani, që është profesoreshë e rregullt në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, e që jep këto lëndë: Informatika e biznesit (BA), Biznesi Elektronik (BA), Ekonomia e Internetit (BA), Sistemi informatik i Menaxhmentit (MA), Menaxhimi i bazave të të dhënave (MA) dhe Sistemi informatik i marketingut (MA).
Postimin e Janinës mund ta lexoni të plotë më poshtë:
“Neser do t'vleresohem prej Dr. Sc. Mihane Berisha - Namani*, e kjo profesoresha ime nuk e njeh gjuhen shqipe. Ne nje liber prej 140 faqeve, te pakten 10 gabime drejtshkrimore mund te gjenden ne secilen prej ketyre faqeve te shkruara nga profesoresha ne fjale. Por perdorimi i termave me prejardhje kroate po me ben te dyshoj edhe per plagjiature, gje e cila nuk do te me cudiste duke pare nivelin medioker te librit te saj ne lenden 'Biznesi Elektronik'.
Para 5 viteve, profesoresha paska marre persiper shkrimin e ketij libri e paska thene se do te kete veshtiresi ne shkrimin e ketij libri meqenese nuk ekziston literatura e kesaj lende ne gjuhen shqipe dhe duhet punuar nga literatura e huaj ekzistuese. Por se si ndodhi qe profesoresha te perdor fjalen 'imixh' (e shume te tjera te ngjajshme) me arsyetimin e lartpermendur une nuk po e kuptoj.
*Ose me mbiemer Nimani, sepse mbiemrin e vet e ka shenuar ndryshe ne vende te ndryshme te librit” (sic.), ka shkruar Janinë Mehmeti. /Telegrafi/





















































