LAJMI I FUNDIT:

Studentët sërish do të protestojnë për liberalizim të vizave

Studentët sërish do të protestojnë për liberalizim të vizave

Mos heqja e vizave për qytetarët e Kosovës, si vendi i fundit që nuk e gëzon këtë të drejtë në rajon, ka shtyrë Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës që të organizojë sërish një protestë për datën 10 janar.

Në një konferencë për media, Arben Elshani, kryetar i Parlamentit Studentor, tha se synojnë që marshit për liberalizimin e vizave të enjten duke filluar nga ora 12.00, t’i bashkëngjiten shumë qytetarë.

Ai porositi Bashkimin Evropian që të reflektojnë ndaj kërkesave të kosovarëve, e veçanërisht të studentëve për liberalizimin e vizave.


Ndërsa, Jehona Gashi, kryetare e Këshillit studentor në Fakultetin e Filologjisë, tha se në marshin protestues për viza duhet të bashkohen të gjithë qytetarët.

Ndryshe, studentët kishin protestuar edhe më 24 dhjetor me të njëjtën kërkesë.

Kosova ka arritur të marrë rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizim të vizave, ku më pastaj Parlamenti Evropian kishte aprovuar rekomandimin për vizat. Mirëpo, çështja e vizave nuk ka arritur të futet në agjendën e Këshillit të Ministrave të BE-së.

Pavarësisht përmbushjes së 95 kritereve të kërkuara nga ana e vendeve të Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe demarkacionin me Malin e Zi, komisionari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, si datë kur potencialisht mund të hiqen vizat, ka dhënë vitin 2020.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori