Qindra studentë të Universitetit të Mjekësisë protestuan për shumë orë sot para Kuvendit në Tiranë kundër projektligjit për trajtimin e veçantë të tyre, ku parashikohet punësimi i detyrueshëm për 5 vjet brenda vendit.
Studentët theksuan se ky është një vendim antikushtetues, por përfaqësues të shumicës socialiste pohuan se masa e re është pjesë e reformave në sistemin e shëndetësisë, që synon të rritë shërbimet shëndetësore brenda vendit.
Seanca e sotme u përfshi sërish nga polemikat midis pozitës dhe opozitës lidhur me hetimet e prokurorisë së posaçme për incineratorët.
Studentët e universitetit të mjekësisë nisën protestën para Kuvendit, duke mbajtur në duar një peticion me nënshkrimet e qindra studentëve të tjerë në vite të ndryshme të studimeve, ku kundërshtohet si antikushtetues projektligji, që i detyron të punojnë 5 vjet brenda vendit para se të marrin në duar diplomën e tyre.
Ata theksuan se ndjeheshin të fyer dhe të gënjyer për faktin se këtë projekt ua kishin mohuar në disa takime me zyrtarë, por tani po miratohej me procedurë të shpejtuar në mesin e sezonit të provimeve, ku do të duhej të përqëndronin vëmendjen.
Pëfaqësuesja e studentëve Dea Guri tha se “peticionin e kishin nënshkruar të gjthë grupet e studentëve të mjekësisë së përgjithshme”, dhe se “protestuesit studentë janë zëri i gjithë studentëve dhe nuk janë një pakicë, siç mund të shprehen në ministrinë e arsimit”.
Peticioni kërkon anullimin e vendimeve dhe projektit për këtë punësim të detyruar, ndërsa studentët pohuan se në të kundërt janë gati të bojkotojnë vitin akademik
Krahas mbështetjes së deputetëve të opozitës, protesta u mbështet edhe nga veprimtarë të organizatës Qëndresa Qytetare, të cilët e shohin projektin e fundit të qeverisë si një masë ekstreme, që shkel liritë njerëzore dhe pengon studentët në procesin akademik.
“Qeveria ka dështuar me çdo reformë në sistemin shëndetësor dhe nuk ka bërë investime të mjaftueshme për një shërbim dinjitoz mjekësor, ndërsa tanikërkon të mbulojë dështimet e veta me masa si kjo, që të mbajë studentët me forcë në Shqipëri, duke mos u dhënë diplomat. Kjo nuk është zgjidhje. Madje qeveria ka deklaruar shifra të fryra mbi kostot e studimeve në degën e mjekësisë, të cilat duhe t’i përballojnë ata studentë, që nuk do të nënshkruajnë marrëveshje. Këto nuk janë masa dinjitoze dhe cënojnë të drejtat e studentëve”, thotë përfaqësuesi i organizatës, Migen Qiraxhi.
Protestës së studentëve të mjekësisë iu bashkuan sot edhe pedagogë të tjerë të Universitetit të Tiranës.
Pedagogu Ervin Goci thotë se erdhi i shqetësuar në këtë protestë, ku po shprehet zemërimi i një brezi, që po pengohet të zhvillojë studimet lirisht dhe me dinjitet.
Ai thotë se ky projektligj është një dhunë e absurdit ndaj arsyes, një ligj që bllokon jetën e një brezi studentor dhe më tej.
“Kjo masë do të shkatërrojë arsimin mjekësor, komunitetin e mjekësisë, Universitetin e Tiranës. Ky ligj i fut studentët në dilema thelbësore, nëse i kanë paratë apo jo, nëse do të shkojnë në publik apo në privat, nëse do të studiojnë këtu apo jashtë vendit. Ky projektligj, që i mban me zor studentët nuk ndihmon asgjë për frenimin e largimit të mjekëve. Çështja nuk zgjidhet me bllokim në fazën fundore të studimeve, por me reformim të vërtetë të sistemit shëndetësor dhe arsimor”, thotë zoti Goci.
Sipas përfaqësuesve të shumicës, projekt-ligji për trajtimin e veçantë të studentëve të mjekësisë së përgjithshme që është sot në rendin e ditës synon të përmirësojë shërbimet mjekësore të vendit.
Projektligji parashikon një marrëveshje me studentët e mjekësisë, që ata të punojnë deri në 5 vite brenda vendit pas përfundimit të studimeve, si dhe diplomën ta marrin vetëm pas kësaj periudhe.
Për studentët e vitit të dytë deri në vitin e katërt propozohet të nënshkruajnë një marrëveshje në fillim të vitit të ri akademik se pranojnë të punojnë jo më pak se tre vite, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe vitit të gjashtë, se pranojnë punësimin për dy vite në Shqipëri.
Ata duhet të përballojnë vlerën e plotë të kostos së studimeve, nëse nuk nënshkruajnë marrëveshjet.
Ndërsa sheshi para Kuvendit ishte plot me studentë të mjekësisë, deputetët u përfshinë në debate lidhur me hetimet e SPAK për incineratorët.
Opozita bllokoi foltoren pasi shumica socialiste nuk i pranoi kërkesat për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me hetimet për incineratorët, si dhe një mocion me debat.
Kuvendi i ka dhënë me shumicë maksimale votash pro dhe pa asnjë kundër autorizimin Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj seancat e kaluara.
Është bërë e ditur se zoti Ahmetaj nuk gjendet në Shqipëri, se ka dalë nga vendi para se të kërkohej arrestimi i tij, ndërsa së fundi janë bërë kontrolle mbi banesa dhe prona të tij./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

FMN: Investimet publike dhe rritja e pagave, janë shtytësit kryesorë të ekonomisë vendore në vitin 2025

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe