LAJMI I FUNDIT:

Studentët e “Haxhi Zekës” ankohen te kryeministri për mos përfshirjen në marrjen e bursave

Studentët e “Haxhi Zekës” ankohen te kryeministri për mos përfshirjen në marrjen e bursave

Mungesa e bursave për studentët dhe buxheti i vogël i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ishin temat e diskutimit që kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pati me një grup studentësh të këtij universiteti, të kryesuar nga Kaltrina Arifaj, kryetare e Parlamentit Studentor në këtë universitet.

Pasi falënderuan Kryeministrin për pritjen, studentët nga Peja shprehën shqetësimet e tyre për mos përfshirjen në marrjen e bursave dhe për buxhetin e vogël operues, për të cilat thanë se po ndikojnë ndjeshëm në motivimin e studentëve dhe në pengimin e angazhimit të kuadrove profesionale.

Haradinaj tha se Qeveria e ka obligim që të krijojë kushte sa më të mira për të gjithë studentët dhe ligjëruesit, në mënyrë që të arrihen rezultate konkrete në fushën e arsimit, duke premtuar që do të angazhohet që kërkesat e tyre të adresohen, meqë studentët e këtij universiteti janë të vetmit që janë përjashtuar nga sistemi i bursave dhe që po përballen edhe me buxhet të vogël operues.


“Ju keni adresuar me dhjetëra herë problemet tuaja te ne dhe tani është koha që institucionet të angazhohen për ta zgjidhur çështjen e bursave, me të cilën po ballafaqoheni vetëm ju, nga gjithë studentët e vendit”, tha kryeministri Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori