LAJMI I FUNDIT:

Struga ska zgjidhje për deponitë joligjore

Struga ska zgjidhje për deponitë joligjore

Më shumë se një vit, padia për ndotjen e mjedisit nga deponia e Strugës ka ngecur nëpër gjykata. Në prill të vitit 2021, shoqata maqedonase e Juristëve të rinj ka kërkuar nga Gjykata e Strugës që ta ndalojë grumbullimin e mëtejshëm të mbeturinave në hyrje të Strugës dhe të detyrojë komunën e Strugës, ndërmarrjen publike dhe Ministrinë e Mjedisit të pastrojnë dhe revitalizojnë hapësirët.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit në Manastir ka pranuar një pjesë të ankesës, por për detaje teknike, e jo për kërkesën themelore duke vendosur kthimin e lëndës në Gjykatën Themelore në Strugë.

“Duke marrë parasysh vendimin, kjo nuk është në favor të ndonjë zgjidhjeje të menjëhershme të këtij problemi para gjykatave në vend, respekivisht nuk shoh ndonjë vullnet që ky problem të ketë zgjidhje pozitive gjyqësore dhe të jetë në favor të paditësve, qytetarëve dhe të gjithë atyre që duan mjedis më të shëndetshëm, tha Jasna Orovçanec Arangjelloviq- shoqata maqedonase e Juristëve të rinj.


Shoqata maqedonase i bën thirrje gjykatës që t’i marrë parasysh të gjitha provat dhe të hyjë në thelbin e kontestit. Ambientalistët shprehen se institucionet punojnë ngadalë.

Zgjidhja e problemit me deponinë e egër të Strugës, ku hidhen deri në 40 tonelata mbeturina në ditë, ishte një nga premtimet kryesore të kryetarit, Ramiz Merko. Por edhe pas pesë viteve, premtimet e Merkos mbeten vetëm fjalë. Stacioni i transportit ku mbetjet do të kompresoheshin dhe më pas do të dërgoheshin në vend tjetër po dështon gjithashtu. Edhe pas më shumë se katër viteve nga ndërtimi i tij, ai nuk ka funksionuar asnjëherë, edhe pse janë shpenzuar rreth 340 mijë euro. /Alsat

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori