LAJMI I FUNDIT:

Struganët vazhdojnë me protesta kundër djegies së deponisë

Struganët vazhdojnë me protesta kundër djegies së deponisë

Banorët e Strugës edhe sot vazhduan me protesta, pasi akoma nuk është gjetur zgjidhje për deponinë ilegale e cila vazhdon të hemojë qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Banorët thonë se gjendja është alarmante, ndërsa nga nisma civile “Mjaft” u kërcënuan me mosbindje qytetare nëse së shpejti nuk zgjidhet problemi.

Qytetarët qëndruan edhe para godinës së Komunës së Strugës, ku ndezën mbeturinë në një kontejner.


Ndryshe ekipi i ekspertëve i përbërë nga përfaqësues të ministrive dhe institucioneve të ndryshme ka arritur marrëveshje për shuarjen e deponisë duke siguruar mjete dhe asistencë teknike ndërsa si zgjidhje e përkohshme parashihet që në deponi të vendoset një pikë aktive për mbledhjen e mbeturinave./Telegrafi/