Humbja 0-2 ndaj Vardarit në kuadër të javës së 20-të të kampionatit të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll, solli fundin e bashkëpunimit mes Struga Trim Lum dhe trajnerit Qatip Osmani, njofton Telegrafi.
Pas këtij rezultati negativ, sidomos në fillimin e vështirë të pjesës së dytë të sezonit, strategu tetovar ka dhënë dorëheqjen, e cila është pranuar nga drejtuesit e klubit.
Osmani e mori drejtimin e Strugës në fund të majit të vitit të kaluar, duke udhëhequr skuadrën në 26 ndeshje zyrtare – 20 prej tyre në kampionat, 2 në Kupën e Maqedonisë, si dhe 4 takime në arenën ndërkombëtare, përfshirë eliminatoret e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Konferencës. Bilanci i tij në këtë periudhë ishte 12 fitore, 5 barazime dhe 9 disfata.
Në njoftimin zyrtar, klubi e falënderoi Osmanin për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë qëndrimit në krye të skuadrës, duke i uruar suksese në karrierën e tij të ardhshme.
Drejtuesit e Struga Trim Lum pritet që në ditët në vijim të vendosin për pasuesin e Osmanit, në përpjekje për të rikthyer ekipin në rrugën e rezultateve pozitive. /Telegafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler