LAJMI I FUNDIT:

Struga Trim Lum emëron trajnerin e ri, Ilço Gjorgjioski

Struga Trim Lum emëron trajnerin e ri, Ilço Gjorgjioski

Skuadra shqiptare e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, ka zyrtarizuar trajnerin e ri, njofton Telegrafi.

Illço Gjorgjioski i cili së fundmi drejtoi skuadrën greke Kalamata (2023), ndërsa më parë kishte qënë trajner i Bregallnicëssë Strumicës, do të pasojë Qatip Osmanin.

Gjorgjioski ka një përvojë të pasur në futbollin e Maqedonisë, pasi ka udhëhequr dy herë Vardarin, Makedonija Gjorçe Petrovin, si dhe ka shërbyer si kryetrajner i përfaqësueses së Maqedonisë U19. Ai gjithashtu ka mbajtur pozitën e kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.


Struga Trim Lum ka nisur me vështirësi sezonin pranveror, duke pësuar humbje në dy ndeshjet e para ndaj Gostivarit dhe Vardarit. Aktualisht, kampionët në fuqi mbajnë vendin e pestë në tabelë me 32 pikë.

Gjorgjioski do të debutojë të dielën në pankinën e Strugës kundër Sileksit, në një përballje që do të zhvillohet në Kratovë. /Telegrafi/