LAJMI I FUNDIT:

Struga dhe Shkëndija e nisin me këmbë të mbarë

Struga dhe Shkëndija e nisin me këmbë të mbarë

Java e parë e Kampionatit të Futbollit në Maqedoninë e Veriut përfundoi me disa rezultate interesante. Befasia më e madhe, por edhe ndeshja më interesante dhe me më shumë gola u luajt në Shkup, mes FC Shkupit dhe Voska Sportit.

Struga, kampioni aktual, e nisi sezonin me një fitore të ngushtë, duke mundur Tikveshin 1:0. Shkëndija konfirmoi statusin e favoritit ndaj Besës debutuese nga Dobërdolli, duke fituar në udhëtim me rezultat 3:1. Shkupi, që pritej të ketë një ndeshje të lehtë ndaj Voskës, u përball me më shumë vështirësi nga sa mendohej. Pas një pjese të parë të barabartë 1:1, Voska kaloi në epërsi 3:1 deri në minutën e 86, por Shkupi arriti të shmangë disfatën me dy gola të vonë për të marrë një barazim 3:3.

Në Manastir, Gostivari luajti si mysafir ndaj Pelisterit, i cili është rikthyer në elitën e futbollit, dhe ndeshja përfundoi me barazim 1:1. Në ndeshjet tjera të javës, Rabotniçki mposhti Sileksin 1:0, ndërsa AP Brera triumfoi ndaj Vardarit me rezultat 3:1.


Pas ndeshjeve të javës së parë, renditja tabelare është e ndarë ndërmjet katër ekipeve që kanë fituar: Shkëndija, Struga, Rabotniçki dhe AP Brera, të gjitha me nga tri pikë. Shkupi, Voska, Gostivari dhe Pelisteri ndajnë nga një pikë secili, ndërsa në fund të tabelës, pa asnjë pikë, renditen Besa, Tikveshi, Sileksi dhe Vardari.

Java e dytë do të sjellë përsëri dy derbi të ekipeve shqiptare. Gostivari do të presë Shkupin, ndërsa Struga do të përballet me Besën. Shkëndija, si nikoqire, do të luajë ndaj Rabotniçkit, ndërsa Voska do të udhëtojë për të luajtur kundër Tikveshit. Të gjitha ndeshjet e javës së dytë do të zhvillohen më 16 gusht, me fillim në ora 17:00. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori