LAJMI I FUNDIT:

Struga me 600 mijë denarë dëshiron ta zgjidhë problemin me qentë endacakë

Struga me 600 mijë denarë dëshiron ta zgjidhë problemin me qentë endacakë

Pas ngjarjes së rëndë të fundit në Strugë, kur një banor vrau me pushkë dhjetëra kafshë shtëpiake të lagjes dhe shtëpiake, Komuna vendosi që nga buxheti i saj të ndajë 600 mijë denarë për trajtimin e qenve dhe për këtë qëllim të gjejë një klinikë veterinare që do të kryej tredhje. Sipas “Lajm”, pas përfundimit të trajtimit, qentë do të kthehen në vendin nga ku janë marrë.

Udhëheqësi i Sektorit të Inspektoratit Komunal të Strugës, Mirko Korkutoski, tha se është gjetur kompania për kujdes dhe mikroçipim të qenve dhe tashmë është aktive në terren.

Por a është kjo zgjidhja për qentë endacakë në këtë qytet? Me të njëjtin problem ballafaqohet edhe komuna e Kërçovës, ku ndahen mjete për trajtimin e qenve, por nuk janë të mjaftueshme, sepse siç thotë Gjorgija Nestoroski, zgjidhja e vetme e këtij problemi në të gjitha komunat është ndërtimi i vendeve të veçanta.


Gjorgija Nestoroski, kryetar i Organizatës për Mbrojtjen e Kafshëve “Griffon”, i thotë komunës që të krijohet një stacion për kujdesin e qenve endacak, i cili do të sigurojë që qentë të largohen nga rruga..

Vetëm në Kërçovë, në 2 vitet e fundit, 550 persona kanë raportuar në polici se janë sulmuar nga një qen endacak dhe kanë marrë dëme nga komuna. Nestoroski thotë se për dy vite komuna ka paguar 244.500 euro dëmshpërblim, mjete të cilat sipas tij janë të mjaftueshme për ndërtimin e një stacioni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Lajme
Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

Politikë
Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Lajme

"Drogë, armë zjarri, para e vetura të konfiskuara" - Policia jep detaje për aksionin në Prishtinë e Fushë Kosovë

Kronika e Zezë

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Lajme
Babai i Diamant Gashit: Nëse djali im është 1% i përfshirë në vrasjen e policit, nuk i siguroj as avokat

Babai i Diamant Gashit: Nëse djali im është 1% i përfshirë në vrasjen e policit, nuk i siguroj as avokat

Lajme
Kalo në kategori