Rep-artisti i njohur Stresi, lansoi këngën më të re “Kadale” në bashkëpunim me dy artistët Nido dhe Flor Bana.
Kënga e cila vjen me plot ritëm, është pikërisht ajo që u duhet njerëzve në këtë sezon veror.
Projekti i fundit “Kadale” nga Stresi është një projekt pak më ndryshe prej herave të tjera.
Kënga e tij më e re është e përafërt me atë të zhanrit “afrobeat” një zhanër që viteve të fundit është bërë trend nga artistët e huaj.
Tani siç duket, edhe artistët e estradës tonë janë duke inkorporuar këtë zhanër në projektet e tyre.
Kjo sezon verore nisi me bashkëpunime të shumta nga këngëtarët e estradës tonë. /Telegrafi/