Telegrafi

Stresi i drejtohet ministres Haxhiu: 500 forca policore kanë qenë te shtëpia ime, a jeni normal ju?

Rap-artisti i njohur shqiptar, Stresi, u shpall po ashtu në kërkim nga Policia e Kosovës për përleshjen në Pejë.

I njëjti nuk është dorëzuar akoma, gjersa Noizy dhe DJ i tij, Crax, u arrestuan në mesnatë në një klub në Shëngjin.

Ai ka bërë një video në rrjete sociale, me anë të të cilës i drejtohet ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtari thotë se vazhdimisht kërcënohet në rrjete sociale dhe se për këtë duhet rishikuar edhe paraqitjet e këtyre personave në TikTok.

Lexo po ashtu Arrestohen Noizy dhe DJ Crax, Policia e Shtetit me deklaratë: Do të ekstradohen në Kosovë

“E nderuar ministre a e ke parë që tri vjet se si ne po kërcënohemi në rrjete sociale e si po na kërcënohet motra, nëse jeni feministe sado pak dhe e doni forcën e gruas futuni pak nëpër TikTok mblidhni të gjitha videot e kërcënimet se si shahen gratë nga një pervers 40 vjeç me fmi edhe që nuk e kemi prekur hiç”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Arkimed Lushaj tutje theksoi: “Ju lëshoni urdhërarrest me ardh me na arrestuar neve në Shqipëri, 500 forca policore kanë qenë te shtëpia ime. A jeni normal ju? Ti e nderuar ministre je e re, nuk di asgjë për të kaluarën time, pa u zbardh kjo çështje harroni që mund të më afroni ju mua”.

Të njëjtit pritet që të ekstradohen në Kosovë. /Telegrafi/