– Një vazhdimësi e hidhur në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave –
Së fundi, kemi miratimin në Kuvendi të Strategjisë së Energjisë (2009-2018). Rishikim pas rishikimi, improvizim pas improvizimi, zvarritje pas zvarritjeje, edhe kjo “strategji” e re /e vjetër/, e përsëritur, që nga themelimi i MEM, ka qenë e ka mbetur në themele të kalbura të AKM-së famëkeqe.
Strategjia kaloi “në konfidencë”, e pa debatuar as në MEM, e lere më në publik të gjerë, duke i injoruar komentet dhe rekomandimet, si brenda edhe jashtë kësaj ministrie.
Kjo lloj “strategjie” u bë sipas një modeli klasik kolonial, dhe nuk ka asgjë të përbashkët as me modelet bashkëkohore, aq më pak me interesat kombëtare të Kosovës. Ka qenë dhe ka mbetur barrierë absurde e zhvillimit të Kosovës, hije e keqe për qytetarët e saj.
Secili që kupton nga strategjia, bën pyetje: pse kjo lloj “strategjie”, a ka në të vërtetë strategji të energjisë Kosova ?
Përgjigjen do ta gjeni te politikat e privatizimit piratesk të ndërmarrjeve dhe resurseve të Kosovës. Prandaj nuk janë lejuar e nuk lejohen analiza dhe studime strategjike të interesit kombëtar, debate të gjëra publike, involvim të potencialit përkatës vendor, politika që respektojnë shprehjen e opinionit publik dhe vullnetin qytetar.
Në realitet, Kosovës i mungon strategjia nacionale e energjisë, siç i mungon strategjia e zhvillimit ekonomik. Dokumenti i miratuar që sot quhet strategji, është më shumë një kopjim programesh e projektesh të ndërmarrjeve energjetike, planifikim punësh operative të sektorit, parashikime pa analiza dhe studime përkatëse, plane të pabazuara për shpërbërjen dhe privatizimin e KEK-ut, objektiva të paargumentuara për ngritjen e kapaciteteve të reja.
Gjithë këtë pështjellim e ka mundësuar edhe amallgami i rregulloreve dhe ligjeve të UNMIK-ut, të Serbisë, dhe të institucioneve të Kosovës. Shembull tipik i destruksionit institucional dhe menaxherial të sektorit të energjisë, është Ligji për Ndërmarrje Publike, me të cilin MEF i ka marrë kompetencat për drejtimin e ndërmarrjeve publike.
Interesi i Kosovës do të dëmtohet gjithnjë e më shumë, derisa të kemi këtë konglomerat ligjesh, e në radhë të parë sistemin zgjedhor i cili në maje të piramidës institucionale sjell mediokër e injorantë, uzurpatorë e kolaboratorë, të vjetër e të rinj. Krahas kësaj, ky model i qeverisjes, i ka izoluar dhe përjashtuar të gjithë ata e ato, që nuk i nënshtrohen këtij sistemi komprometues, të dizajnuar sipas parimit të njohur “përçaj e sundo”!
Stafi i ndërgjegjshëm civil nuk stimulohet, por demotivohet. Organizimi i brendshëm është katandisur, në veçanti departamentet dhe divizionet, ku do të duhej të zhvillohej veprimtaria kryesore profesionale e një ministrie.
Sistemi aktual i qeverisjes e zbaton diferencimin edhe ndaj ekspertëve të ndërgjegjshëm ndërkombëtarë. Se për çfarë politika dhe strategjie të energjisë bëhet fjalë, tregon edhe largimi së fundi nga MEM i ekspertit të mirënjohur ndërkombëtar Delphia Michael, i angazhuar nga konsulenca ndërkombëtare në grup për analiza strategjike në Departamentin e Energjisë dhe Strategjisë në MEM, grup punues i kërkuar, pastaj i anuluar nga vet MEM.
Pse ndodh kjo, pikërisht kur fillon një punë e mbarë me interes strategjik për Kosovën?! Kjo bëhet për t’i mbuluar planet e përfitimeve private klanore të privatizimit, për të përshpejtuar shpërbërjen dhe shitjen e Korporatës Energjetike të Kosovës – KEK-ut dhe të resurseve energjetike të Kosovës! Për ta realizuar këtë pirateri, duhej ndaluar analiza e planifikimit strategjik sipas modeleve të dëshmuara financiare në botë, ashtu siç ishim në rrugë ta bënim me ekspertin e lartëpëmendur në fjalë, praktikë e domosdoshme e të gjitha shteteve të perëndimit, pa të cilën nuk mund të argumentohet e planifikohet vendi dhe pozicionimi real i sektorit tonë në tregun rajonal dhe evropian të energjisë, bërja e reformave dhe investimeve përkatëse në interes të Kosovës.
Kjo rrugë e mbrapshtë filloi nga shtylla e IV e UNMIK-ut, pastaj AKM-ja, e cila, së bashku me horrat e rekrutuar të vendit, brenda e jashtë institucioneve të Kosovës, në emër të mirëbesimit dhe ndihmës, në emër të “reformave moderne” të sektorit të energjisë, morri kontrollin mbi KEK-un, mbolli korrupsionin, degradoi sistemin deri në falimentim, degradoi vlerën e aseteve energjetike, përgatiti shthurjen e ndërmarrjes në kooperim me politikanë e menaxherë të shthurur, jo për të investuar mbarë e mirë në Kosovë, por për ta varfëruar, për t’i degraduar e përdorë si plaçkë tregu asetet dhe resurset e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama