LAJMI I FUNDIT:

Strama: Milito është pjesë e të ardhmes së Interit

Strama: Milito është pjesë e të ardhmes së Interit

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka thënë folur për Diego Militon, duke thënë se edhe pse sulmuesi do të jetë për një kohë të gjatë jashtë fushave, ai është pjesë e të ardhmes së Nerazzurrëve.

“Kam kaluar shumë kohë duke biseduar me Diegon, unë i telefonova atij pas ndeshjes dhe patëm një bisedë të gjatë”.

“Jo vetëm që jemi me të, por ne mezi po presim që ai të kthehet. Nuk mund ta paramendoj Interin pa të në sezonin e ardhshëm”.


“Ai është pjesë fondamentale e ardhmërisë së Interit, e Interit tim të ardhshëm dhe e Interit të ardhshëm për të gjithë”, ka thënë Stramaccioni. /Telegrafi/