LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Shpresoj që herën tjetër do t’ju vizitoj si vend anëtare e NATO-s

Stoltenberg: Shpresoj që herën tjetër do t’ju vizitoj si vend anëtare e NATO-s

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Maqedoni ka vizituar fshatin Stajkovcë në Shkup, prej ku deklaroi se qytetarët duhet vendosin për të ardhmen e tyre në referendumin e 30 shtatorit.

Stoltenberg tha se NATO është shprehur e gatshme që ta pranojë Maqedoninë si anëtare dhe se tani qytetarët duhet të vendosin për këtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse zbatoni marrëveshjen për emrin, do të bëheni anëtare e NATO-s. Shpresoj që herën tjetër që do të vij këtu, do të vij në vendin që do të jetë anëtare e NATO-s”, tha mes tjerash Stoltenberg.


Ai u shpreh i lumtur që sot vizitoi fshatin Stajkovcë, duke theksuar edhe ndihmën e ushtarëve të NATO-s të cilët para dy viteve ndihmuan banorët e këtij vendi të ballafaqohen me vërshimet që kapluan rajonin e Shkupit.

“NATO është më shumë se aleancë ushtarake, jemi këtu që të ndihmojmë njerëzit të jenë të sigurtë”, tha Stoltenberg.

Ai gjatë qëndrimit në Maqedoni realizoi takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, kryetarin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, kryetarin e Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov dhe përfaqësuesit e grupeve të deputetëve në Kuvend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Kalo në kategori