Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se dyert për hyrje të anëtarëve të rinj janë gjithmonë të hapura për të gjitha vendet që përmbushin standardet e aleancës dhe duhet respektuar vendimin e lirë të shteteve që të vendosin vet sa i përket kësaj çështje.
Stoltenberg tha për Vesti se dokumenti eventual për moszgjerim të NATO-s në lindje, për të cilin këmbëngul Rusia, asnjëherë nuk është nënshkruar, transmeton Telegrafi.
“NATO kurrë nuk ka detyruar asnjë vend që të hyjë në aleancë. Respektohet liria e vendimit. Ne respektojmë kur vendet vendosin të na bashkohen, siç janë Polonia apo disa vende tjera pas Luftës së Ftohtë, por gjithashtu i respektojmë vendet edhe kur vendosin të mos na bashkohen”, shtoi Stoltenberg.
Ai theksoi se NATO “përkrah fuqishëm dhe respekton” vendimin e vendeve, siç është Serbia që nuk dëshiron të futet në aleancë.
“Është vendim i pavarur i Serbisë dhe NATO-ja e respekton siç respekton vendimin e Suedisë dhe Finlandës që janë partnerë tonë të ngushtë, por që nuk janë futur në NATO. Nuk duam të futemi në sferën e ndikimit kur fuqitë e mëdha vendosin për fqinjët e tyre të vegjël. Çdo vend në Evropë ka të drejtë të vendosë për rrugën që do të zgjedhë”, tha ndër tjera i pari i NATO-s.
Gjithashtu është bërë e ditur se NATO është angazhuar fuqishëm në gjetjen e një zgjidhje politike në krizën e Ukrainës, dhe se nuk është vonë që të ruhet paqja.
“Çdo ditë po shohim sesi forcat ruse po mblidhen në kufi (me Ukrainën). Kemi prezantuar propozime konkrete në dokumente dërguar Rusisë, duke theksuar se jemi të gatshëm të bisedojmë për kontrollin e armëve, masave për aktivitetet transparente të ushtrisë, raketa dhe shumë probleme tjera”, theksoi Stoltenberg.
“Qëllimi i NATO-s është ruajtja e paqes. Roli i NATO-s nuk është të provokoj konflikt, por ta parandalojë. Gjithmonë kërkojmë zgjidhje politike. Ne besojmë, që pavarësisht sa të fuqishëm jemi, gjithmonë mundemi të fillojmë një dialog politik. Këtë e kemi bërë shumë herë dhe jemi të gatshëm ta bëjmë sërish”, theksoi Stoltenberg.
Duke folur për prezencën e Aleancës në Ballkan, Stoltenberg tha se NATO ka zyra në Sarajevë, trupat e KFOR-it në Kosovë dhe zyrën në Beograd, ndërsa rikujtoi se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut i janë bashkuar NATO-s, duke ritheksuar rolin e kësaj aleance në Ballkanin Perëndimore në parandalimin e konflikteve të reja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri