LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg e mbylli samitin me një paralajmërim: Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s

Stoltenberg e mbylli samitin me një paralajmërim: Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e mbylli samitin e aleancës ushtarake perëndimore me një mesazh për Moskën se aleatët janë të gatshëm të “mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s” dhe se mbështesin plotësisht Ukrainën në luftën e saj kundër forcave ruse.

Stoltenberg tha se NATO “u sigurua që kundërshtari të jetë i bindur se nëse do të bënte diçka të ngjashme me atë që Rusia i bëri Gjeorgjisë në vitin 2008 ose Ukrainës tani, do të shkaktonte një përgjigje të plotë nga e gjithë aleanca”.

Norvegjezi më tutje deklaroi se në samitin treditor në Madrid u morën disa vendime “transformuese”.


Plani gjashtë pikësh i Bidenit për Evropën: Nga vendosja e ushtarëve amerikanë në terren deri tek armatimi i rëndë
Lexo po ashtu Plani gjashtë pikësh i Bidenit për Evropën: Nga vendosja e ushtarëve amerikanë në terren deri tek armatimi i rëndë

Përveç premtimit të ndihmës më të madhe nga anëtarët e NATO-s për Kievin, aleatët ranë dakord të rrisin numrin e forcave të tyre të reagimit të shpejtë në Evropën Lindore nga 40 mijë në 300 mijë trupa.

Në samit, Suedia dhe Finlanda u ftuan të bashkohen si anëtarë të rinj dhe u miratua një listë e re e prioriteteve kryesore të sigurisë për dekadën e ardhshme.

“Ne po përballemi me situatën më serioze të sigurisë në dekadat e fundit, por sfidës po i përgjigjemi me unitet dhe vendosmëri”, tha Stoltenberg.

Ndryshe, dje përfaqësuesit e vendeve anëtare të NATO-s miratuan në Madrid një Koncept të ri Strategjik dhe detajet e kësaj marrëveshjeje u publikuan në faqen zyrtare të aleancës.

Çfarë përmban dhe pse është i rëndësishëm Koncepti i ri Strategjik i NATO-s?
Lexo po ashtu Çfarë përmban dhe pse është i rëndësishëm Koncepti i ri Strategjik i NATO-s?

Dokumenti i dytë më i rëndësishëm i Aleancës do të jetë një udhërrëfyes për të gjitha vendet anëtare në dhjetë vitet e ardhshme dhe ai përshkruan qartë detyrat që shtetet dhe vetë Aleanca duhet të zgjidhin në periudhën e ardhshme.

Ndër të tjera, në pjesën hyrëse të Konceptit Strategjik të NATO-s, theksohet se shtetet anëtare do të qëndrojnë të palëkundur në vendimin e tyre për të mbrojtur një miliard qytetarë, për të mbrojtur territorin e tyre si dhe për të ruajtur lirinë dhe demokracinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Kalo në kategori