AutoMita prezantoi modelin më të ri të Dacia Duster 2025 në Prishtinë, duke theksuar përmirësimet që e bëjnë këtë veturë një zgjedhje të preferuar në tregun e automjeteve.

Zani Paçarizi, konsulent i shitjes në AutoMita, shpjegoi për Telegrafin veçoritë që e bëjnë Duster-in e ri të dallueshëm.


98e8e124 5a2e 4c9c a091 2d40ab69698a

Sipas tij, kjo veturë përfaqëson një revolucion të vërtetë, duke ofruar një dizajn të ri, një eksterier dhe enterier të përmirësuar, teknologji inovative, motorë të larmishëm, si dhe një variant hibrid me shpenzime të ulëta dhe mirëmbajtje të lirë.

“Jemi të lumtur të prezantojmë një nga veturat më të shitura në kategorinë e tij, Dacia Duster i ri, krejtësisht me pamje të re. Dizajn i ri, eksterier i ri, enterier i ri, teknologji e re, po ashtu shumë llojllojshmëri e motorëve, e po ashtu vizioni hibrid me shpenzime të vogla e me mirëmbajtje të lirë. Dacia Duster i ri do ta pushtojë tërë tregun e veturave të reja”, tha Paçarizi.

Paçarizi shtoi se vlera për çmimin është arsyeja kryesore që tërheq klientët drejt këtij modeli, duke e bërë Duster-in të përshtatshëm për terrene të ndryshme dhe udhëtime të gjata.

“Një nga pikat kyçe të klientëve tanë që vendosin me ble veturën është padyshim vlera për çmimin që e ka. Pra Dacia Duster vazhdon të jap vlerë për çmimin që e ka me llojlloshmërinë e motorëve sikurse për terrenet e vështira për qytet për rrugë të gjata...”.

f53038a6 bc99 4213 9889 db37c8d8db44

Siguria gjithashtu është në fokus, duke përfshirë sisteme të avancuara si frenimi emergjent, leximi i shenjave të rrugës dhe paralajmërimi për këndin e vdekur në pasqyrë.

“Si p.sh tek vetë frenimi emergjent, për leximin e shenjave të rrugës, për paralajmërimin në këndin e vdekur në pasqyrë, e shumë pajisje të tjera të sigurisë.

E dimë që klientët tanë kërkojnë një makinë të besueshme dhe të rehatshme e të aftë për të përballuar terrene të ndryshme dhe Dacia Duster e ofron këtë. Përkushtimi i Dacia të ofron automjete të cilësisë së lartë që janë të arritshme për të gjithë dhe Duster i ri është dëshmi për këtë”, tha ndër të tjera Paçarizi për Telegrafin. /Telegrafi/

be15ce7d ffcd 486d a270 841c07cd1acf