Steve Bannon, ish-strategu i presidentit amerikan, Donald Trump, ka refuzuar t’i bindet një thirrjeje, e cila kërkon nga ai të përgjigjet në pyetjet e një komiteti të Kongresit, që është duke hetuar ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.
Pasi Bannon ka refuzuar të përgjigjet në pyetje, pas disa orësh takimi privat me Komitetin e Inteligjencës të Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësit, kanë thënë se udhëheqësi i komitetit, Devin Nunes, ka autorizuar një thirrje gjatë takimit për të detyruar Bannon që të përgjigjet.
Edhe pas asaj, Bannon ka refuzuar të përgjigjet, pasi avokati i tij është konsultuar me Shtëpinë e Bardhë dhe i është thënë të refuzojë të përgjigjet në pyetjet për periudhën transitore, pasi Trump është zgjedhur president në nëntor të vitit 2016, apo rreth kohës së Bannonit në Shtëpinë e Bardhë, është thënë bazuar në deklaratat e anëtarit të këtij komiteti, demokratit, Adam Schiff.
“Me siguri ky ka qenë urdhër i Shtëpisë së Bardhë”, ka thënë Schiff.
Zëdhënësja e Bannonit nuk është përgjigjur në kërkesat për të komentuar një gjë të tillë.
Ndaras, The New York Times, ka raportuar se Bannon është thirrur javën e kaluar nga këshilltari special, Robert Mueller, për të dëshmuar para Jurisë së Madhe, e cila po ashtu po heton lidhjet e supozuara në mes të Rusisë dhe fushatës presidenciale të Trumpit më 2016. Është raportuar se kjo ka qenë hera e parë që Mueller ka përdorur një thirrje të tillë kundër një anëtari të rrethit të ngushtë të Trumpit.
Në Shtëpinë e Bardhë, sekretarja, Sarah Huckabee Sanders, ka thënë se “askush” nuk i ka thënë Bannonit të mos përgjigjet në Komitetin e Dhomës së Përfaqësuesve.
“Sa i përket kërkesave kongresionale drejt Shtëpisë së Bardhë, Kongresi duhet të konsultohet me Shtëpinë e Bardhë për të marrë material konfidencial. Kjo është pjesë e një procesi gjyqësor, i cili funksionon me dekada”, ka thënë Sanders.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, i ka thënë agjencisë së lajmeve, AP, se presidenti nuk ka kërkuar ushtrimin e ndonjë privilegji për Bannon, hap i cili mund ta kishte ndaluar atë për t‘iu përgjigjur disa pyetjeve.
Bannon ka qenë nga ndihmësit më të ngushtë të Trumpit, duke udhëhequr agjendën e fushatës zgjedhore “Amerika e para”, ndërsa më pas ishte emëruar këshilltar kryesor i presidentit, në muajt e parë kur Trump mori detyrën.
Mirëpo palët janë përballur me mosmarrëveshje, pas komenteve të Bannonit që i ka bërë tek libri më i ri i Micheal Wolff “Zjarr dhe Tërbim: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Trumpit”.
Në këtë libër, Bannon citohet të ketë përshkruar “tradhtar” dhe “jopatriotik”, një takim mes disa rusëve dhe djalit të presidentit Trump, Donald Trump Jr., ish-udhëheqësit të fushatës së tij, Paul Manafort dhe dhëndrrit të tij, Jared Kushner.
Presidenti ka kundërshtuar Bannon pas publikimit të librit duke e vënë në pikëpyetje çështjen nëse ai e “ka humbur mendjen”.
Bannon ishte shkarkuar nga pozita e tij në Shtëpinë e Bardhë në muajin gusht të vitit të kaluar, ndonëse ai ka vazhduar të flasë me presidentin dhe ka promovuar agjendën e tij, deri në nisjen e mosmarrëveshjeve gjatë këtij viti.
Gjatë takimit të tij me Komitetin e Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, Schiff ka thënë se Bannon ka refuzuar të deklarohet jo vetëm për Shtëpinë e Bardhë, mirëpo edhe në bisedat që ai ka pasur me Trumpin pasi e ka lënë administratën, “të cilat mund të jenë zhvilluar për qëllime të presidentit Trump që t’i kërkojë këshilla për gjithçka”. /REL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?
Bëhet publike përmbajtja e letrës që Biden i la Trumpit në zyrë
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova