LAJMI I FUNDIT:

Stavileci i thotë Molliqajt se e ka vendin në Shtime

Stavileci i thotë Molliqajt se e ka vendin në Shtime

Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, e ka quajtur deputetin e VV-së, Dardan Molliqajn, skizofren dhe prijës të bandave kriminale.

Stavileci, përmes një postimi në Facebook, tha se Molliqaj e dinë çfarë është kultura institucionale, sepse tërë kohën ka vepruar me mentalitet antiinstitucional dhe përdhunues. Nuk e dinë as çfarë janë burrështetasit, sepse vetë është thjesht një fiqfiriq politik.

Postimi i plotë i Stavilecit:


“Sot, në Kuvendin e Kosovës, fatkeqësisht, kemi deputetë që po gjykohen për sulme terroriste me raketahedhës mbi të. Kemi edhe skizofren, si kryebanditi Mollotoviqaj, që u kanë prirë bandave kriminale në shkatërrimin dhe djegien e institucionit, ku prej tash e tutje do marrin edhe paga.

Ky i fundit është e kuptueshme që nuk e dinë çfarë është kultura institucionale, sepse tërë kohën ka vepruar me mentalitet antiinstitucional dhe përdhunues. Nuk e dinë as çfarë janë burrështetasit, sepse vetë është thjesht një fiqfiriq politik.

Si duket, neuropsikiatrit e Partisë Vetëvendosje, tash po merren me kthinat neurologjike të rrugëve të Prishtinës dhe të kanë lënë pas dore.

Nuk e di sa po e vëren, por për shkak të skizofrenisë ia ka nis me të leçit edhe partia. E Shtimja po të pret me padurim, po qan për ty!” (sic), ka shkruar Stavileci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori