LAJMI I FUNDIT:

BE: Javën e ardhshme në Bruksel takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë

BE: Javën e ardhshme në Bruksel takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Satano, ka thënë se javën që vjen, më saktësisht të martën më 22 shkurt, në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

“Takimi i ardhshëm në nivel të kryenegociatorëve do të zhvillohet në Bruksel me 22 shkurt, mikpritës i të cilit do të jetë i dërguari i Posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak. Ky rund i takimeve do të shërbejë për të vazhduar diskutimet e lidhura me implementimin e marrëveshjeve të deritashme dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano për REL.

I pyetur rreth mundësisë që së shpejti të ketë takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Stano është përgjigjur se, “zhvilimi i një takimi të tillë do të bëhet i ditur në një kohë të përshtatshme”.


Burimet e BE-së kanë thënë se janë duke u bërë përpjekje që një takim i nivelit të lartë të zhvillohet para zgjedhjeve në Serbi, pasi takime të tilla nuk ka pasur që nga vera e vitit të kaluar. Po ashtu, kanë thënë se nga takimi i javës që vjen në nivel të kryenogociatorëve do të varet edhe mundësia e një takimi në nivel të lartë.

Më parë përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kishte thënë se “takimet do të thirren kur të ketë sinjale të qarta nga palët se janë të gatshëm që në ato takime të arrihet përparim”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“S’ka kërkuar lirim për sëmundjen e vëllait…”, përveç Veselit, lirim të përkohshëm kërkuan edhe Krasniqi e Selimi

“S’ka kërkuar lirim për sëmundjen e vëllait…”, përveç Veselit, lirim të përkohshëm kërkuan edhe Krasniqi e Selimi

Drejtësi
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
Gjykata Kushtetuese i jep dritën e gjelbër Ligjit për Zyrtarët Publikë

Gjykata Kushtetuese i jep dritën e gjelbër Ligjit për Zyrtarët Publikë

Drejtësi
Rama përuron rrugën Shëngjin–Velipojë: Një nga zonat më të bukura të Evropës

Rama përuron rrugën Shëngjin–Velipojë: Një nga zonat më të bukura të Evropës

Lajme
KDI kërkon ndërhyrjen e Presidentes: Seancat e Kuvendit janë bërë të pakuptimta pa marrëveshje politike

KDI kërkon ndërhyrjen e Presidentes: Seancat e Kuvendit janë bërë të pakuptimta pa marrëveshje politike

Politikë
Duda Balje padit për shpifje Sadri Ramabajën, ky i fundit shprehet i gatshëm të përballet në gjyq

Duda Balje padit për shpifje Sadri Ramabajën, ky i fundit shprehet i gatshëm të përballet në gjyq

Drejtësi
Kalo në kategori