Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit, Standard & Poor’s (S&P), në rishikimin më të fundit të saj, konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në B+, si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”.
S&P parashikon që në vitin 2021 ekonomia do të rritet me rreth 4.5 për qind, me supozimin që nuk do të ketë një valë tjetër të fortë të infektimeve, e cila mund të çonte në një mbyllje tjetër të fortë, si dhe vlerëson që pandemia COVID-19 dhe kufizimet e lidhura me lëvizjen e njerëzve, bënë që ekonomia e Shqipërisë të kontraktohej me rreth 5 për qind në vitin 2020.
Pandemia ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë veçanërisht në sektorin e turizmit. Ndikimi i këtij sektori në ekonominë shqiptare sipas vlerësimit të Standard & Poor’s mund të jetë edhe më i theksuar se në vendet e rajonit për shkak të peshës më të lartë që zë ky sektor në Shqipëri.
Gjithashtu, agjencia shprehet se, qeveria arriti të sigurojë kredi nga Institucione Financiare Ndërkombëtare, si dhe arriti të emetojë një Eurobond të suksesshëm në tregjet ndërkombëtare për të financuar hendekun fiskal dhe për të ndaluar presionet e bilancit të pagesave.
S&P shprehet se, humbjet në të ardhura, shpenzimet shtesë të lidhura me pandeminë, si dhe shpenzimet kapitale të rritura bënë që deficiti në 2020 të zgjerohej në rreth 6.7 për qind të PBB-së, nga 1.9 për qind në 2019. Agjencia e konsideron të lartë këtë nivelin aktual të borxhit dhe vlerëson ekspozimin ndaj rreziqeve të mundshme fiskale. Agjencia projekton që raporti i borxhit të përgjithshëm të qeverisë ndaj PBB-së pasi të arrijë në rreth 77 për qind të PBB-së në vitin 2021, pritet të bjerë nga viti 2022 e më tej, ndërkohë që ekonomia rikuperohet, shuhet gradualisht efekti i masave mbështetëse.
Agjencia shprehet se disa përpjekje të qeverisë do të mbështesin konsolidimin në vitet e ardhshme.
Qeveria Shqiptare pret që të zbatojë një strategji afatmesme të të ardhurave për të rritur mbledhjen e të ardhurave.
Qeveria Shqiptare ka filluar zbatimin e një sërë sistemeve, përfshirë atë të fiskalizimit për të siguruar mirëadministrim fiskal, për të modernizuar sistemin ekzistues fiskal dhe për të siguruar rritje të të ardhurave ndaj PBB-së në mbi 30% në vitet e ardhshme.
S&P shprehet se për të rivendosur disiplinën fiskale, amendimet e fundit të bëra nga autoritetet në ligjin organik të buxhetit sanksionojnë që qeveria duhet të arrijë dhe të mbajë një balancë primare pozitive prej vitit 2023 e në vijim.
Ky sugjerim i shtohet rregullit ekzistues së uljes të borxhit, i cili kërkon një rënie në raportin e borxhit të përgjithshëm të qeverisë ndaj PBB-së deri sa ai të arrijë në nivelin 45%.
Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë në parashikimet makro-fiskale, është angazhuar për një rikthim drejt konsolidimit fiskal, ashtu sikundër në periudhën 2013-2019.
Sipas S&P, autoritetet po ndjekin në mënyrë aktive përpjekjet për të përmirësuar profilin e borxhit publik, i cili aktualisht karakterizohet nga risku i rifinancimit dhe ai i kursit të këmbimit. Maturiteti mesatar i borxhit publik kohët e fundit është rritur, por mbetet relativisht i shkurtër në 4.5 vjet. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

GiFi së shpejti në Prizren – Një destinacion i ri për blerje në GALERIA Shopping Mall

Juss – pija që ofroi freski në iftaret e organizuar nga Islamic Relief

Pranvera nuk ka nisur kështu më parë! Volvo me zbritje të çmendur deri në 20,000€!

Snow White, Working Man dhe Minecraft Movie janë më të mirë në 4DX dhe SCREENX

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren