staffiX do të organizoj trajnimin e radhës në muajin Maj 2024 për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore – HR1, i cili tashmë është zyrtarisht i hapur për aplikim. Përgjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do të marrin njohuri rreth procedurave, specifikave, shkathtësive, dhe aspektit ligjor në saje të mbarëvajtjes së punës në departamentin e Burimeve Njerëzore.

Ky trajnim i dedikohet të gjithë atyre pjesëmarrësve potencialë, të cilët planifikojnë apo aktualisht merren me burime njerëzore në cilësinë e Asistentit, Menaxherit apo edhe Rekrutuesit në kompani të ndryshme. Njohuritë që do të merren do të ndihmojnë për avancimin në pozitë apo për zhvillimin e kapaciteteve personale dhe profesionale afatgjatë.


Objektivat e trajnimit:

- Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të arrijnë të fitojnë:

- Njohuri mbi procesin e rekrutimit, vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve të përshtatshëm.

- Njohuri rreth aktualiteteve të tregut të punës, rëndësisë dhe llojeve të motivimit për punëtorët përmes bashkëbisedimit.

- Njohuri mbi shkathtësitë rreth pyetjeve të duhura përgjatë intervistës, llojeve të testimit dhe negocimeve të ofertës për punëtorët potencialë.

- Njohuri mbi krijimin e kanaleve të shëndosha të komunikimit në mes të punëtorëve dhe punëdhënësve.

- Do të kuptojnë sistemet e vlerësimit dhe menaxhimit të performancës nga kompanitë vendore dhe ato ndërkombëtare.

- Do të kuptojnë rëndësinë e motivimit dhe onboarding të punëtorëve, si dhe do të njoftohen me këto specifika nga shembuj të kompanive lokale.

- Njohuri mbi procedurat ligjore, me të cilat ballafaqohet një profesionist i HR në vendin e punës.

Temat e trajnimit:

- Trajnimi përmban temat me komponentët e mëposhtëm:

- Arsyet që punëtorët vendosin të largohen nga vendi i punës (Hyrje).

- Njohuri me konceptet themelore të burimeve njerëzore, menaxhimit të talenteve dhe mbajtjes së punëtorëve.

- Procedura e rekrutimit.

- Llojet e testimeve përgjatë intervistave, marrja e vendimit dhe negocimi i ofertës.

- Krijimi i një performance të lartë punuese.

- Vlerësimi dhe menaxhimi i performancës.

- Mënyrat e angazhimit të kompanive ndërkombëtare për mbajtjen e fuqisë punëtore.

- Rëndësia e dhënies së feedback-ut dhe menaxhimit të performancës.

- Shkathtësitë e komunikimit për të shkëmbyer feedback ndërkolegial.

- Katër metodat për shkëmbimin e feedback-ut dhe Planifikimi i Performancës.

- Kontratat e Punës dhe Anekset Shtesë.

- Akti i Brendshëm i Punëdhënësit dhe Rregullorja e Komisionit Disiplinor.

- Vendimet për Pushime.

Orari dhe koha e trajnimit:

Trajnimi do të zgjasë 4 ditë, më datat 21, 23, 28 dhe 30 Maj, gjithsej 2 javë dhe do të mbahet të Marteve dhe Enjteve, duke filluar nga ora 18:00 – 20:00.

Vendi i Trajnimit:

Në lokalet e staffiX në Prishtinë. Adresa: Rr. Mark Sopi Lokali 36, Kati 2, Prishtinë, Kosovë. www.staffix.net Tel: +383 45 111 151

Çmimi i Trajnimit:

Kushton 199€ Euro me TVSH. Pas aplikimit tuaj përmes formës më poshtë ju dërgohen përmes email-it udhëzimet për pagesë.

*Early Bird Offer:

Ata të cilët kryejnë pagesën deri më datën 12 Maj 2024 përfitojnë zbritje nga çmimi i trajnimit nga 199€ në 149€.

Në fund të trajnimit në fjalë çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë pjesëmarrjeje.