Kampionati Botërori ‘Rusi 2018’ po konsiderohet si kampionat i befasive, pasi në fillimi nisi pa Holandën dhe Italinë, që nuk kishin arritur të kualifikonin.

Por nuk u ndal me kaq, pasi shumë befasi kishte dhe në fazën e grupeve.


Kampionët në fuqi, Gjermania, u eliminuan në fazën e grupeve, pikërisht në stadiumin ‘Kazan Arena’.

Gjermanët humbën 2-0 nga Koreja e Jugut.

GettyImages 985257216 Zhgënjim i madh, Foto: Getty Images

Pas Gjermanisë ishte radha e Argjentinës së Lionel Messit, të cilët edhe pse ishin pretendent u eliminuan herët.

Ata humbën pikërisht në ‘Kazan Arena’ ndaj Francës që humbën me rezultat 4-3.

Lionel Messi Griezmann e1530392686640 Lionel Messi (Foto: Getty Images)

Por befasitë nuk mbyllen këtu.  Pesë herë kampionët e botës, Brazili u eliminua mbrëmjen e sotme në çerekfinale nga Belgjika.

GettyImages 993037620 Brazil (Getty Images)

Edhe kjo në “Kazan Arena”, stadiumi ku ranë tri kombëtare të mëdha dhe kampione të shumëfishta bote.

Të gjitha së bashku e kanë fituar 11 herë titullin si kampion i botës./Telegrafi/

telegrafi sport app