Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do t’i mirëpresë dy ndeshjet e rrethit të tretë të Ligës së Konferencës, që zhvillohen më 8, përkatësisht 15 gusht, si dhe ndeshjen e javës së parë të AlbiMall Superligës, Prishtina – Suhareka 23.
Presidenti Agim Ademi ka bërë të ditur se e ka dhënë ‘dritën e gjelbër’ që këto ndeshje të zhvillohen në stadiumin e rinovuar.
“Kemi vendosur që të lejojmë zhvillimin e ndeshjeve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, përkundër faktit që fushës ende i duhet kohë, por stafi i stadiumit e ka bërë të pamundurën që ajo të përgatitet në kushte optimale”.
“Nuk kemi dashur që klubet tona të vijnë në situatë që t’i zhvillojnë ndeshjet e këtij rrethi jashtë vendit. Uroj që ato të kenë sukses në fushën e re të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ dhe të kalojnë tutje në Ligën e Konferencës”, ka theksuar kreu i FFK-së.
Ademi po ashtu ka uruar edhe të gjitha klubet për kampionatin e ri, i cili nis më 10 gusht.
“Ne si FFK i kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura për edicionin e ri garues dhe besoj se edhe klubet janë të gatshme. Uroj të gjitha skuadrat për një kampionat të rregullt, të frytshëm dhe të suksesshëm, e mbi të gjitha përplot emocione”.
“Për një promovim sa më mirë të edicionit të ri edhe ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Suharekës 23 do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’”, ka shtuar Ademi.
Pas këtyre ndeshjeve fusha do të rikuperohet në mënyrë që të jetë e gatshme për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës kundër Rumanisë në fillim të shtatorit.
I pari që do të zbresë në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jetë ekipi i Ballkanit, që ndeshjen e parë të rrethit të tretë kundër skuadrës nga Irlanda e Veriut, Larne e luan si vendas, më 8 gusht, derisa më pas më 11 gusht, Prishtina do të luajë kundër Suharekës 23, si dhe më 15 gusht Drita do të jetë mikpritëse e skuadrës FK Auda nga Letonia./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës