Langley Mill nga Derbyshire i Anglisë, është befasuar kur ka parë para shtëpisë së saj, kabinën e stacionit lokal të autobusëve.

Madje, objekti nga xhami është aq afër hyrjes, sa që asaj i duhet të kalojë rrethojën për të qarkulluar.


Stacioni lokal i autobusëve ia bllokon hyrjen e shtëpisë foto 2 Hyrja e bllokuar nga stacioni lokal

“Udhëtarët që presin autobusin, janë te dritarja ime dhe më duket sikur i kam në dhomë” ka thënë Mill.

Por, zyrtarët komunal kanë thënë se ky objekt është në proces të heqjes, duke pranuar se vendosja ishte e gabueshme.

“Stacion në derë të shtëpisë”, si dhe “pronarët e kësaj shtëpie, do t’i mësojnë oraret e autobusëve më së miri” janë dy nga komentet për këtë rast. /Telegrafi/