LAJMI I FUNDIT:

Sqaron Ministria e Shëndetësisë: Ende nuk ka vendim për ashpërsimin e masave antiCOVID

Sqaron Ministria e Shëndetësisë: Ende nuk ka vendim për ashpërsimin e masave antiCOVID
Foto: Arkiv

Përkundër rritjes së rasteve me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë thotë se ende nuk është marrë asnjë vendim për ashpërsimin e masave.

Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Telegrafin thotë se janë duke bërë monitorimin e situatës.

“Nuk është marrë asnjë vendim rreth ndonjë mase të re lidhur me COVID-19. MSh është në monitorim të vazhduar të situatës epidemiologjike përmes institucioneve kompetente. Para çfarëdo vendimi për ndonjë masë, publiku do të informohet me kohë dhe në mënyrë transparente”, thotë MSH për Telegrafin.


Vlen të ceket se aktualisht në fuqi janë masat e ndërmarra nga Qeveria Hoti, ku lëvizja e qytetarëve nuk është e kufizuar, ndërsa sektori i gastronomisë, operatorët ekonomik dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 22:00.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën 17 persona kurse janë konfirmuar 781 raste të reja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori