LAJMI I FUNDIT:

“Sputnik”: Do të ketë konflikt të armatosur në Preshevë

“Sputnik”: Do të ketë konflikt të armatosur në Preshevë

Menjëherë pas turit ballkanik të Zv.Presidentit amerikan Michael Pence, portali i Kremlinit, “Sputnik”, ka promovuar një skenar të frikshëm në faqet e saj, duke bërë të ditur se pritet një “mini-reply të luftës në Ballkan”.

“Sputnik” ka intervistuar një ish-drejtues të lartë të shërbimit famëkeq ushtarak serb KOS, përkatësisht nënkolonelin Ljuban Karan.

Ish-drejtuesi i kundërzbulimit serb thekson se tashmë Bosnja dhe Presheva do të jenë territori i luftës së re.


Sipas “Sputnik”, NATO do të imponojë që të shkohet deri tek rishikimi i Marrëveshjes së Dayton-it e cila ndau Bosnjën në dy kantone dhe që ka krijuar një shtet praktikisht si Republika Srpska, i cili nuk jep asnjë llogari në Konfederatë, por vetëm e përdor për të arritur qëllimet e saj, transmeton “tesheshi.com”.

Dhe siç shkruan “Sputnik”, pas nisjes së diskutimeve për rishikimin e Dayton-it do të shpërthejë konflikti i ri ballkanik për të rindarë Bosnjën.

Nënkoloneli Karan, njeriu që ka punuar gjatë për shërbimin serb dhe që tani duket se është bashkëpunëtor i afërt i rusëve, deklaroi për “Sputnik” se armatosja e rëndë e Kroacisë me sisteme të sofistikuara amerikane dhe gjithashtu e Serbisë me sisteme të tilla ruse, është vetëm fillimi i një konflikti ushtarak që si gjithmonë thotë ai “epilogun do ta ketë me shqiptarët në jug të Serbisë”. Këtu i referohet natyrisht Preshevës.

Edhe pse kjo ngjan e çuditshme, duket se ka një lidhje me realitetin politik.

Ilir Meta, presidenti i ri i Republikës, takimet e para si kryetar i shtetit shqiptar i bëri pikërisht me dy figura politike të Preshevës: kreun e Këshillit Nacional Shqiptar, Jonuz Musliun, dhe kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ku u përmend “zgjidhja e problmeve në kuadrin e Serbisë”.

Vetë Meta e ka thënë këtë në komunikatën zyrtare të Presidencës. Po pse kush e kishte vënë në diskutim që të diskutohet jashtë Serbisë?

Ky veprim i kreut të shtetit shqiptar, siç duket është studiuar me kujdes nga rusët, që kanë bërë analizën e tyre, natyrisht jo kaq lokale por si rajon.

“Sputnik” në shkrimin e vet thekson se “Objektivi i Aleancës së Atlantikut të Veriut është që të mbetet një faktor i domosdoshëm për vendet që nuk janë anëtare të saj, për të realizuar qëllimet e saj ndaj Rusisë”.

Ish-zyrtari i Kundërzbulimit Shërbimit serb (KOS), Ljuban Karan, në intervistën e tij thotë se “NATO ka një plan për të zotëruar plotësisht Ballkanin, kryesisht për shkak të frikës së ndikimit rus, dhe shembulli më i mirë për këtë është Mali i Zi. Tani po kërkohet futja e Maqedonisë, por problem është si të zotërohet Republika Srpska”.

Dhe këtu “Sputnik” përmend rishikimin e Dayton-it.

“Kjo do të sillte një konflikt dhe ndoshta mund të ndërhynte Rusia. Pikërisht për të mbrojtur Ballkanin është vendosur sistemi raketor i NATO-s në Rumani, ndërsa ai i Polonisë është për të mbrojtur sfondin e Europës”, thekson ish-oficeri i lartë i kundërzbulimit serb.

“NATO nuk do që ne të jemi ushtarakisht neutralë. NATO beson se është mjaft e fortë dhe mund të na detyrojë që të jemi pjesë e saj.

Kohët e fundit është duke u përpjekur për të arritur qëllimet e saj pa armë, por situata nuk është e njëjtë si gjatë viteve nëntëdhjetë, sepse tani ka një zonë ruso-kineze të interesit. NATO po e përdor forcën si një kërcënim”, tha nënkoloneli Karan.

Dhe në analizë radha i vjen “rrezikut shqiptar”.

Ish-kundërzbuluesi serb, i cili ështët marrë jo pa qëllim nga “Sputnik”-u si ekspert, thekson se “NATO përdor elementin kroat dhe atë shqiptar si subversiv për ta drejtuar kundër serbëve.

Po ndiqet një recetë të vjetër: kroatët e boshnjakët kanë pretendime territoriale për Republika Srbska-n, kurse shqiptarët për Preshevën.

Një Kosovë e pavarur nuk është qëllimi përfundimtar i shqiptarëve, por ata duan Preshevën, të cilën askush nuk mund të marrë pa luftë.

NATO ka punuar që prej viteve ‘90 me modelin ‘përça e sundo’ siç ndodh rëndom me Perandoritë”, shprehet ndër të tjera njeriu i intervistuar nga “Sputnik”.

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori