Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni është duke punuar me intensitet për organizimin e zgjedhjeve lokale, të cilat u caktuan të mbahen më 15 tetor të këtij viti, shkruan REL.
Subhi Jakupi nga ky institucion, thotë se institucioni që përfaqëson me përkushtim po punon në drejtim të eliminimit të të gjitha anomalive të cilat ishin vënë në pah nga faktori ndërkombëtar.
“Nga dita e sotme, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është duke mbajtur takime permanente për të realizuar, në bazë të dinamikës së përcaktuar, të gjitha obligimet”.
“Mendoj se kësaj radhe ky komision do të jetë shumë më i përgatitur, krahasuar me proceset e tjera zgjedhore, meqë kemi pasur kohë të mjaftueshme si institucion për t`i përmirësuar dhe shmangur tërësisht të gjitha anomalitë që kanë ndjekur proceset zgjedhore, dhe veçanërisht çështjen e distacimit të këtij institucioni nga politika”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Subhi Jakupi nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Por nga asociacioni CIVIL, i cili ka ndjekur shumë procese zgjedhore në Maqedoni, theksojnë si më problematike shfrytëzimin e resurseve shtetërore për fushatë dhe korrupsionin politik, si dhe presionet në forma të ndryshme ndaj trupit elektoral.
Xhabir Deralla,drejtues i këtij asociacioni thotë se sfida më e madhe për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve mbetet pastrimi i listës së votuesve nga të ashtuquajturit votues fantom.
“Për fat të keq, lista e votuesve gjatë proceseve të kaluara zgjedhore nxiti mosbesimin e qytetarëve, sa i përket procesit zgjedhor dhe rezultatet që u prodhuan”.
“E dini se në listën e votuesve figuronin një numër i madh i votuesve të ashtuquajtur votues fantazmë dhe nga ana tjetër, një numër i madh i qytetarëve, të cilët dëshironin të votojnë nuk figuronin fare. Obligim i shtetit është t’i mundësojë çdo qytetari të drejtën për të votuar dhe gjithsesi shumë e rëndësishme është të dihet se sa është numri i qytetarëve me të drejtë vote, dhe të eliminohen të gjithë votuesit fiktivë”, thotë Deralla.
Partitë politike kanë thënë se janë të gatshme për tu futur në garë zgjedhore, duke theksuar se përgatitjet i kanë filluar që para shpalljes së zgjedhjeve, por ata nuk i kanë shpalosur emrat e kandidatëve me të cilat do të garojnë.
Njohësit e çështjeve politike thonë se zgjedhjet lokale të 15 tetorit shihen si test, në veçanti për partitë politike maqedonase, të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare dolën pothuajse me rezultat të barabartë.
Përderisa, tek partitë politike shqiptare, sfidë do të parqet ajo se partitë e reja, të cilat për herë të parë garuan në zgjedhjet parlamentare dhe siguruan mandate, do të arrijnë të sigurojnë drejtimin e komunave.
Arsim Sinani thotë se këto zgjedhje lokale janë më një rëndësi të veçantë, për shkak se rezultati i zgjedhjeve do të përcaktojë dhe të ardhme e kësaj përbërje qeveritare.
“Këto zgjedhje lokale do të jenë një fushëbetejë politike mes Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë dhe OBRM-PDUKM-së, për të parë se çfarë numrash kanë. Realisht pritet që LSDM-ja ta sfidojë OBRM-PDUKM-në”, thotë ai.
“Në anën tjetër, në korpusin politik shqiptar do të kemi një betejë të ashpër mes partive politike shqiptare, pasi zgjedhjet e kaluara nxorën me shumë relevancë tri subjekte politike, Bashkimin Demokratik për Integrim, Lëvizjen Besa dhe Lëvizjen për Reforma të Partisë Demokratike Shqiptare”, shton Sinani.
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi të dielën bëri të ditur se zgjedhjet lokale do të mbahen më 15 tetor, në 82 komuna të vendit si dhe në qytetin e Shkupit, si njësi e veçantë e pushtetit lokal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Mbledhja-e-Qeverise-Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-8-780x439.jpg)
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht