Sporti, nën ndikimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës: Futbolli është ndalur, basketbolli i detyruar të luhet, Formula 1 në pikëpyetje, sikurse edhe Kampionati Botëror në volejboll

Shpesh thuhet për futbollin, por ka raste që vlen edhe për të gjitha sportet profesionale. Është më i rëndësishmi nga gjërat më pak të rëndësishme.
Rusia dhe Ukraina janë në një konflikt , me ushtrinë e drejtuar nga Vladimir Putin që po bombardon caqet ushtarake të Ukrainës. Ndërkohë, Kievi po lufton që të frenojnë këto sulme ushtarake.
Sporti kryesor në këto vende është futbolli, si në Rusi dhe Ukrainë.
Vendimi për ligjin ushtarak parandalon zhvillimin e ligës profesionale të futbollit në Ukrainë. Nuk luhet në Donbas, i cili u prek veçanërisht me ekipe si Kramatorsk apo Mariupol, por as në Lugansk dhe as në ndonjë pjesë tjetër të Ukrainës. Nuk mund të luajnë as Dinamo e Kievit dhe Shakhtar Donetsk, skuadra kryesore të këtij vendi që garojnë në Evropë, për të paktën 30 ditë. Kjo sepse Qeveria ka dekretuar që çdo qytetar duhet të jetë ushtar.
Nga ana e saj, Rusia ka fokusin kryesor të vëmendjes në atë që ndodh me Ligën e Kampionëve. Ata do të organizonin finalen në Shën Petersburg dhe UEFA është gati për çdo gjë.
Ka interesa nga më të ndryshmet, nga ai ekonomik me sponsor gjigantin Gazprom, e deri te normaliteti maksimal, por duket se gjithçka flet për një ndryshim vendi. Kjo nuk do ta shihej me sy kaq të mirë nëse do të luhej finalja në tokën ruse dhe po studiohen ndryshimet me urgjencë maksimale.
I njëjti rast është edhe me futbollin e ekipeve kombëtare. Polonia duhet të luajë kundër Rusisë për ndeshjen e playoffit për Kupën e Botës dhe polakët kanë kërkuar që të mos luajë në tokën ruse, përveç që kërkohen edhe sanksione tjera serioze.
Në të njëjtën kohë, Ukraina do të luajë me Skocinë për të njëjtën gjë dhe do të gjë. Do të jetë e vështirë për një vend që nuk do të ketë futboll për një kohë të gjatë.
Euroliga, me një potencial të fortë rus
Në sportin e basketbollit, Rusia luan një rol shumë të rëndësishëm. Kjo sepse në ‘Kontinentin e Vjetër’ janë tre skuadra të rëndësishme në Euroliga si: CSKA, UNICS Kazan dhe Zenit.
Lojtari i Barcelonës, Alex Abrines ka thënë se do të preferonte të mos udhëtonte. Gjërat po diskutohen në nivelin e organizatës për atë se çfarë të bëjnë me ndeshjet që do të zhvillohen me skuadrat ruse. Barcelona ka një takim në tokën ruse dhe nuk ka udhëtuar, por Euroliga nuk dëshiron të pezullohet.
Krahas pasigurisë me hapësirën ajrore, shtohet edhe pasiguria e lojtarëve amerikanë. Te Barça ka dy raste: Nigel Hayes-Davis dhe Brandon Davies, që nuk e dinë nëse mund të hyjnë normalisht në territorin rus.
Duket se basketbolli është i detyruar të vazhdojë të luajë pavarësisht dyshimeve në lidhje me ekipet, garat dhe sigurinë e udhëtimeve.
I njëjti rast ndodh edhe me hendbollin, ku klubet ukrainase do të luajnë në një vend neutral, në Sllovaki.
Nuk janë të qarta as motori apo volejbolli
Përveç finales së Ligës së Kampionëve, një tjetër sport do të presë një kampionat të mëdha në Rusi. Është kampionati botëror i volejbollit për meshkuj, i cili do të zhvillohet në Shën Petersburg, Moskë, Novosibirsk, Ufa, Yekaterinburg, Krasnoyarsk, Kaliningrad, Kazan dhe Yaroslavl .
Nga federata ndërkombëtare e volejbollit u shprehën se: “ata po ndjekin nga afër situatën pavarësisht se janë gjithmonë të ndarë nga politika për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë pjesëmarrësve”.
Megjithatë, theksohet se është shumë e ndërlikuar që të ndryshohet vendi, përveç nëse zhvillimi i garës do të “ishte i pamundur të bëhej”.
Një tjetër sport me një ngjarje të madhe në Rusi është Formula 1 dhe Grand Prix në Soçi.
Piloti i njohur Sebastian Vettel ka njoftuar se nuk do të garojë në Soçi.
Aktualisht për të gjitha këto nuk ka vendime të mëdha, pasi evolucioni i konfliktit të armatosur do të jetë vendimtar.
Me një përfundim, duket se sporti në Ukrainë do ta ketë të vështirë t’i kthejë aktivitet e saj për të paktën një muaj për shkak të ligjit ushtarak. Nga ana tjetër, Rusia po vihet në pikëpyetje nga organizatat e mëdha sportive për garat që do të zhvillohen në këtë vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?