Spitali i Pejës pajiset me depo moderne për barnat

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se Spitali i Përgjithshëm në Pejë është pajisur me një depo të re moderne për ruajtjen e barnave, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës farmaceutike në nivel vendi, përcjell Telegrafi.
Depoja e re, me një sipërfaqe prej 400 m² dhe një investim mbi 300 mijë euro, ofron kushte sipas standardeve më të larta për ruajtjen dhe menaxhimin e barnave, duke siguruar që shërbimet farmaceutike të jenë më të sigurta dhe efikase për qytetarët.
Ministri Vitia ka bërë të ditur se së shpejti pritet funksionalizimi edhe i Depojës Qendrore të Barnave në Fushë Kosovë, duke vazhduar modernizimin e infrastrukturës së ruajtjes dhe shpërndarjes së barnave në gjithë vendin. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































