Spinaqi me petë të pjekura pushton edhe gustatorët më të mëdhenj

Bëhet në një kohë të shkurtër dhe kuzhinierët me përvojë përdorin një përbërës që e bën të parezistueshëm
Spinaq me petë të pjekura do të bësh në çast, dhe në tryezën tuaj do të keni një drekë fenomenale, e cila mund t’ju pëlqejë me siguri!
Përbërësit:- 200 g petë të pjekura,- 200 g ajkë për ziere,- 300 g spinaq të zier në avull,- 1 gotë ajkë të thartë,- kripë,- piper,- erëza të thata bimore.Përgatitja:
Në tigan fillimisht nxehni pak vaj, më pas shtoni spinaqin e zier në avull dhe fërgoni. Në spinaq shtoni ajkën për zierje, kripën, piperin, erëzat e thata bimore dhe vloni pak.
Më pas thyeni petët dhe hidhni në ujin e valuar, një lugë erëza bimore apo kripë. Kur të zbuten, kulloni mirë.
Përzieni tretjen me spinaqin dhe petët e thata, dhe hidhni të gjitha në tavë për pjekje.
Piqeni rreth 30 minuta në 200 gradë Celsius, përkatësisht derisa të marrë ngjyrë të artë.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.

















































