Spektakël global: FIFA zbulon shifrat e çmendura nga Kupa e Botës për Klube

Sipas FIFA-s, Kupa e Botës për Klube e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm global, duke tërhequr mbi dy miliardë shikues në mbarë botën. Turneu, i cili zgjati katër javë dhe përfshiu 63 ndeshje me gjithsej 195 gola, magjepsi tifozët në të gjitha kontinentet, nga Miami në Seattle e nga Los Anxhelos në Filadelfia. Tifozë nga mbi 168 shtete ndoqën ndeshjet live në 11 stadiume përreth vendit mikpritës, me një mesatare prej gati 40,000 spektatorësh për ndeshje, për një total afro 2.5 milionë të pranishëm në stadiume. FIFA bashkëpunoi me DAZN për transmetimin falas të të gjitha ndeshjeve, duke ndihmuar që audienca globale të tejkalojë 2 miliardë shikues.

Chelsea doli kampione, duke fituar titullin e parë historik të Kupës së Botës për Klube në këtë format të ri, që pritet të jetë gurthemel i një epoke të re për futbollin e klubeve në nivel global./Telegrafi/








































