LAJMI I FUNDIT:

Specialja ua vazhdon paraburgimin Gucatit e Haradinajt

Specialja ua vazhdon paraburgimin Gucatit e Haradinajt
Foto: Arkiv

Gjykata Speciale ka vendosur t’ua vazhdojë masën e paraburgimit udhëheqësve të OVL e UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka kërkuar nga palët që deri më 1 shkurt të dërgojnë parashtresat e tyre për lirim me kusht.

Gjyqtari Guillou e ka konsideruar si të nevojshëm vazhdimin e paraburgimit për të dy udhëheqësit e organizatës së veteranëve, shkruan Telegrafi.


“Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se ndalimi i z. Gucati është e nevojshme dhe proporcionale në rrethanat aktuale”, thuhet në vendim.

Mbrojtja e Gucatit kishte propozuar kushtet si në vijim:

Kushti 1: Gucati të mos hyjë në Prishtinë.

Kushti 2: Ta ketë vetëm një pajisje elektronike për komunikim, në detajet e së cilës do të ketë akses Prokuroria e Specializuar.

Kushti 3: Gucati të jetojë jashtë Kosovës. Të banojë dhe flejë çdo natë në shtëpinë e caktuar në(adresa e redaktuar) shtet i palës së tretë. Kjo shtëpi i përket një të afërmi të tij, dhe në të njëjtën jetojnë edhe familjarët.

Ndërkaq avokati i Nasim Haradinajt kishte propozuar këto kushte:

Kushti 1: Dorëzimi i Pasaportës dhe ndalimi për ta lëshuar Kosovën, përveç paraqitjeve të caktuara në Gjykatë.

Kushti 2: Të banojë në adresën e tij permanente, dhe të mos kërkojë ndryshimin e saj.

Kushti 3: Çdo pajisje e përdorur për komunikim, të jetë e lidhur dhe regjistruar me Prokurorinë e Specializuar.

Kushti 4: Të raportojë në një stacion lokal policor në frekuenca të përcaktuara.

Kushti 5: Të përmbahet nga kontakti me bashkë-të akuzuarin (Hysni Gucatin).

Kushti 6: Marrja përsipër që ai mos të komunikojë me mediat, të kërkojë të publikojë informacione rreth tij apo ndonjë çështje tjetër që aktualisht është subjekt i gjykatës.

Të gjitha këto kushte të propozuara nga mbrojtja janë hedhur poshtë nga gjykatësi Guillou, pasi i njëjti vendosi që masa e paraburgimit t’u vazhdohet Gucatit e Haradinajt. Vendimi për zgjatjen e paraburgimit është marrë më 24 dhjetor 2020, por është bërë publik ditëve të fundit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori