LAJMI I FUNDIT:

Specialja i gjykon edhe krimet serbe (Dokument)

Specialja i gjykon edhe krimet serbe (Dokument)

Që nga dhjetori i vitit 2010, kur politikani zviceran Dick Marty e shkroi një raport në të cilin ai pretendonte se disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin kryer krime gjatë dhe pas luftës në Kosovë, krijimi i një tribunali ndërkombëtar për të hedhur dritë mbi këto pretendime u bë temë e diskutueshme në arenën ndërkombëtare, por edhe brenda vet opinionit kosovar.

Pas daljes së këtij raporti, Task Forca Hetimore Speciale (TFHS) e formuar nga Bashkimi Europian, konstatoi se ekzistonin prova tё mjaftueshme për ngritje aktakuzash. Prandaj për t’i shqyrtuar këto pretendime, u paraqit nevoja për krijimin e Gjykatës Speciale.

Pala kosovare ra dakord me BE-në pёr procedimin e këtyre pretendimeve serioze me synim që ta heqë renë e zezë që i rrinte mbi kokë dhe kështu më 3 gusht të vitit 2015, Kuvendi i Kosovёs miratoi ligjin pёr Dhomat e Specializuara dhe Zyrёn e Prokurorit tё Specializuar.


Për shkak se Specialja u themelua duke u bazuar në raportin e senatorit Marty, brenda opinionit kosovar, por edhe më gjerë u krijua përshtypja se kjo Gjykatë do të ndajë drejtësi të njëanshme për shkak se do t’i gjykojë vetëm pjesëtarët e UÇK-së duke i përjashtuar krimet e kryera nga pjesëtarët e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë, shkruan Klan Kosova.

Mirëpo për dallim nga interpretimet brenda shoqërisë kosovare, në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit tё Specializuar të miratuar nga Kuvendi theksohej qartë se Dhomat e Specializuara kanë juridiksion mbi të gjitha veprat penale që bien nën juridiksionin lëndor të tyre të cilat janë filluar ose kryer në Kosovë.

Kjo nënkupton se secili person fizik (pa dallim të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal) i cili beson se ka pësuar dëm fizik, material apo mendor si pasojë e drejtpërdrejtë e një vepre penale të shkaktuar nga data 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000, mund të ankohet tek Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar.

Madje në pikën e 15-të të draft rezolutës të përgatitur nga Dick Marty, të cilën e ka paraqitur tek Asambleja Parlamentare e Këshillit tё Evropёs, thuhet se pavarësisht cilës palë i përkasin, të gjithë kriminelët duhet të vihen para drejtësisë.

“Nuk mund dhe nuk duhet të ketë një drejtësi për fituesit dhe një tjetër për humbësit. Kurdo që ka ndodhur një konflikt, të gjithë kriminelët duhet të ndiqen penalisht dhe të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre të paligjshme, pa marrë parasysh se cilës anë i përkasin apo rolit politik që kanë pasur”.

Se Kosova ka të gjithë kuadrin ligjor për t’i hetuar dhe gjykuar të gjitha krimet e kryera gjatë luftës, theksohet edhe në pikën e 50-të të konkluzave të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian.

“Këshilli nxit angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës në Dhomat e Specializuara, në përputhje të plotë me detyrimet ndërkombëtare dhe me rendin e vet ligjor, në mënyrë që të demonstrojë përpjekje të vërtetë për të garantuar sundimin e ligjit, liritë themelore, drejtësinë dhe pajtimin. Kuadri ligjor ekzistues mundëson hetimin dhe ndjekjen e duhur të të gjitha krimeve që pretendohet se janë kryer gjatë luftës”.

Ndërsa profesori amerikan i së drejtës ndërkombëtare, Paul R. Williams, i sheh Dhomat e Specializuara si një mundësi për të sjellë drejtësi për viktimat e konfliktit në Kosovë.

Në dokumentin që profesori Williams e ka dorëzuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara më 30 prill të vitit 2019, (të cilin dokument e ka siguruar Klan Kosova), ai thekson se është me rëndësi që komuniteti ndërkombëtar të mos lejohet ta shtrembërojë juridiksionin e Gjykatës Speciale dhe ta vendosë ngushtë fokusin në një klasë të shqiptarëve dhe në UÇK.

Sipas tij, kjo do të binte në kundërshtim me themelet e drejtësisë dhe llogaridhënies, si dhe do të ishte kundër parimeve themelore të së drejtës dhe drejtësisë së barabartë.

“Dhomat e Specializuara përfshijnë dispozitat për pjesëmarrjen e viktimave, mbrojtjen dhe lehtësimin e dëshmive të dëshmitarëve në lidhje me dhunën seksuale gjatë luftës. Duke pasur parasysh mungesën e ndjekjes ndaj atyre që janë përgjegjës për këto krime, Dhomat e Specializuara paraqesin një mundësi të rrallë për ta korrigjuar dështimin e mëhershëm dhe për të siguruar një dëmshpërblim adekuat gjyqësor ndaj viktimave”.

Williams i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka shërbyer edhe si këshilltar i delegacionit shqiptar të Kosovës në Konferencat e Rambujesë, Parisit dhe Vjenës, ka shtuar se Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë me Qeverinë e Kosovës për të afirmuar dhe nëse është e nevojshme të sqarojnë se mandati i Dhomave të Specializuara mbulon të gjitha krimet e kryera në territorin e Kosovës dhe nuk kufizohet në ndjekjen penale të anëtarëve të një grupi të caktuar etnik.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori