LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Vendimi pozitiv për nisjen e bisedimeve do ta kthejë kredibilitetin e BE-së

Spasovski: Vendimi pozitiv për nisjen e bisedimeve do ta kthejë kredibilitetin e BE-së

Kryeministri i Qeverisë teknike, Oliver Spasovski bashkërisht me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani dhe me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, u takua me Kryetari i grupit kuvendar ‘Evropë e rilindur’, Dacian Ciolos, Samuel Zhbogarin dhe me Ilhan Quçuk, raportues i Kuvendit Evropian për Maqedoninë e Veriut.

Spasovski dhe në takim bilateral edhe në konferencën e përbashkët që e kishte me Dacian Ciolos falënderoi përfaqësuesit e ‘Renew Europe’ dhe Kuvendin Evropian për mesazhet inkurajuese për euro-perspektivat e vendit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ciolosh: Maqedonia e Veriut është e gatshme për nisje të bisedimeve, janë përmbushur të gjitha kushtet
Lexo po ashtu Ciolosh: Maqedonia e Veriut është e gatshme për nisje të bisedimeve, janë përmbushur të gjitha kushtet

“Për ne është e rëndësishme përkrahja që e kemi nga Kuvendi Evropian, që me intensitet të njëjtë është përkrahja e grupit kuvendar Renew Europe”, tha Spasovski.


Ai shtoi se me përfaqësuesit e këtij grupi kuvendar evropian ndamë qëndrimin se po presim vendimin pozitiv nga Këshilli Evropian për vendin dhe bashkërisht me metodologjinë e re, kredibiliteti i BE-së do të kthehet dhe nuk do të rrezikojë rezultatet e arritura reformuese në Maqedoni të Veriut.

“Për këtë shkak, përmes deputetëve evropian, dërgova mesazh deri të gjitha vendet anëtare të BE-së të marrin vendim pozitiv për nisjen e bisedimeve”, tha Spasovski.

Ai shtoi se Maqedonia ka treguar pjekuri politike dhe kapacitet institucional për reforma serioze dhe janë përmbushur reformat në gjyqësor me miratimin e Ligjit për Prokurori publike që do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Kalo në kategori